Home / Lajme / “Shi dhe diell”, këto janë surprizat e motit në fundjavë

“Shi dhe diell”, këto janë surprizat e motit në fundjavë

Ditët e fundit, moti ka patur luhatje të forta duke sjellë reshje shiu.

Sinoptikanët parashikojnë që moti i paqëndrueshëm do na shoqërojë edhe ditët në vijim.

“Paraditet kryesisht pritet të jenë me kthjellime dhe vranësira, pasditet fuqizim të vranësirave dhe shira në pjesën më të madhe të territorit.

Dita e diel do të sjellë përmirësim kryesisht në bregdet dhe në një pjesë të zonës së ulët. Përsa i përket reshjeve, mbeten prezente edhe në javën që vjen, kryesisht në zonat malore.

“Të premten presim maksimalisht 28 -29, sërish të shtunën dhe të dielën. Maksimumet në veriperëndim dhe jugperëndim pritet të shënojnë 31 apo 32 Gradë Celsius.

Edhe java tjetër nuk do të sjellë luhatje shumë të mëdha të temperaturave, pra 2-3 ditë do të kemi rritje duke shkuar deri në 33-34 dhe 2-3 ditë të tjera një rënie të lehtë”, parashikojnë sinoptikanët. (TemA)



Behu pjese e LAJME.mk , kliko LIKE fanpage ne facebook me posht!
Nga LAJME.mk June 15, 2018 4:33 pm ne Lajme. ne link https://lajme.mk/?p=138232
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen Lajme.mk prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne email [email protected] lajme.mk ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit