Home / Kurioz / Shikon vajzën me ngjyrë që shet në rrugë dhe njofton policinë (Video)

Shikon vajzën me ngjyrë që shet në rrugë dhe njofton policinë (Video)

Një grua ecën para dhe mbrapa me telefon në dorë. Po njofton policinë për “të denoncuar” një fëmijë më ngjyrë 8 vjeç. Çfarë ka bërë? Atë që shet ujë në rrugë. Videoja është postuar nga nëna e fëmijës dhe është bërë menjëherë virale në rrjet. Ndjekësit e rrjeteve sociale kanë kritikuar gruan për denoncimin dhe kanë lëshuar hashtag #PermitPatty.

Bëhetfjalë për një përkufizim përçmues: një lojë fjalësh që do të thotë “Autorizim”, sepse para se të njoftonte forcat e rendit, gruaja, Alison Ettel, i ka kërkuar të miturës të tregojë “lejen”.

Make this bitch go viral like #bbqbecky she’s #permitpatty would you rather my daughter be out here getting into shit Fr cuz an 8 year old selling water in front of her apartment building where she’s lived her whole life is NOT a reason to call the Police

A post shared by So Wavy (@ladyesowavy) on

“Kjo grua po njofton policinë, sepse nuk do që vajza ime 8 vjeç të shesë ujë jshtë shtëpisë sonë”, – ka shkruar nëna e fëmijës në Instagram, ku videoja e saj është ndarë nga më shumë se 1 milion persona. Imazhet janë postuar edhe në “Twitter” nga kushërira e fëmijës, ku ka shkuar deri në 7 milionë ndjekës.

Në rrjetet sociale, përmes hashtagut, e kanë akuzuar gruan për racizëm, duke parë që fëmija në fjalë është me ngjyrë.

She sells weed but has a problem with an 8 year old black girl selling water.#PermitPatty pic.twitter.com/TqCX4L495K

— StanceGrounded (@_SJPeace_) June 23, 2018

Në internet, njerëzit kanë njoftuar se nuk do të blejnë më prodhime të kompanisë së Alison Ettel, që është Ceo e një ndërmarrjeje që prodhon marijuanë për qëllime mjekësore. Megjithatë, gruaja është mbrojtur nga akuzat dhe ka deklaruar në shtypin amerikan se nuk “ka asnjë diskriminim racor në këtë gjest”. Ajo ka siguruar se vetëm sa ka njoftuar agjentët. Ndërkohë që nuk ka asnjë përgjigje nga policia e San Françiskos.

26 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)



Behu pjese e LAJME.mk , kliko LIKE fanpage ne facebook me posht!
Nga LAJME.mk June 27, 2018 2:48 am ne Kurioz. ne link https://lajme.mk/?p=141093
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen Lajme.mk prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne email [email protected] lajme.mk ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit