Home / Lajme / Trafiku i emigrantëve/ Xhafaj në Muriqan: Forconi kufirin, godisni krimin

Trafiku i emigrantëve/ Xhafaj në Muriqan: Forconi kufirin, godisni krimin

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, shoqëruar nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu dhe Zv/drejtoresha e Përgjithshme Aida Hajnaj, inspektuan sot paradite Piken e Kalimit të Kontrollit Kufitar në Muriqan për të parë nga afër zbatimin e masave lehtësuese në kuadër të sezonit turistik veror.

Ministri Xhafaj është pritur nga stafi i të dy pikave kufitare, shqiptare dhe ajo e Malit të Zi, çka tregon për një bashkëpunim dhe koordimin mjaft të mirë mes dy policive.

Minstri i Brendshëm ka kërkuar performancë të lartë nga punonjësit e policisë, shërbim sa më cilësor, eleminim të radhëve duke krijuar lehtësi, në kuadër të masave të marra, forcim të kontrollit në drejtim të parandalimit, evidentimit dhe goditjes së trafiqeve të paligjshme dhe lëndëve narkotike, si dhe rritjen e forcës goditëse në drejtim të goditjes së paligjshmërisë, falsifikimit të dokumentave, kontrabandës, kalimit të paligjshëm të kufirit apo kontrabandimit të migrantëve të paligjshëm nga vendet e treta që hyjnë në Shqipëri nëpërmjet shtetit grek, me qëllim kalimin në vendet e BE-së.

Drejtor Veliu ka theksuar se Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit do të mbështesë Drejtorinë Rajonale të Kufirit dhe Migracionit, Shkodër me forca shtesë të FNSH-së apo shëbimeve të tjera si në Pikat e Kalimit në Muriqan, ashtu edhe në kufirin e gjelbër.

Drejtori i ri i kufirit Krenar Muça, ka theksuar se me palën malazeze kryejnë kontrolle të përbashkëta në pikat e kalimit si dhe patrullime të përbashkëta në kufirin jeshil dhe në liqenin e Shkodrës, për të parandaluar dhe goditur trafiqet e paligjshme.



Behu pjese e LAJME.mk , kliko LIKE fanpage ne facebook me posht!
Nga LAJME.mk June 15, 2018 3:23 pm ne Lajme. ne link https://lajme.mk/?p=138087
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen Lajme.mk prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne email [email protected] lajme.mk ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit