Trump dorëzohet për Iranin dhe tarifat, telefonon Macron e kërkon negociata

Donald Trump ftoi BE-në të hyjë në negociata për të zvogëluar barrierat doganore gjatë një telefonate me presidentin francez Emmanuel Macron.

Lajmi raportohet nga Shtëpia e Bardhë dhe tërheqja e Trump është krejtësisht e papritur, pasi ai tregoi se është një “kockë e fortë” dhe “kokëmushkë” në Samitin e G7-s, ku i sfidoi hapur të gjithë aleatët e tij.

Mësohet se në këtë telefonatë të orëve të vona, të dy udhëheqësit diskutuan dosjen e Koresë së Veriut, Sirinë dhe Iranin.

Në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë thuhet se dy liderët diskutuan edhe për “samitin në Singapor mes presidentit Donald Trump dhe liderit të Koresë së Veriut Kim Jong-un”.

Aty theksohet se manjati “ripohoi qëllimin e Shteteve të Bashkuara për të arritur denuklearizimin e plotë, të verifikueshëm dhe të pakthyeshëm të Koresë së Veriut”.

Trump dhe Macron u konsultuan edhe për zbatimin e një “zgjidhje politike në Siri përmes procesit (OKB-së, ed) në Gjenevë”. Presidenti amerikan theksoi gjithashtu “objektivin e tij për të negociuar një marrëveshje të plotë me Iranin për mbulimin e aktiviteteve bërthamore dhe të raketave balistike”.

16 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)



Behu pjese e LAJME.mk , kliko LIKE fanpage ne facebook me posht!
Nga LAJME.mk June 16, 2018 10:44 pm ne Bota. ne link https://lajme.mk/?p=140750
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen Lajme.mk prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne email [email protected] lajme.mk ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit