Home / Lajme / Vrasja në Don Bosko, SHÇBA: Policia s’ka përgjegjësi, ‘faji’ i mbetet Prokurorisë

Vrasja në Don Bosko, SHÇBA: Policia s’ka përgjegjësi, ‘faji’ i mbetet Prokurorisë

Lajme
Lajme
Shërbimi për Çeshtjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme ka marrë në pyetje të gjithë efektivëve, që kanë trajtuar konfliktin mes 2 të rinjve Xhafer Mata dhe Xhuljeta Çuni, pas ngjarjes së rëndë në Don Bosko ku djali vrau 19-vjearen dhe më pas veten.

Nga i gjithë procesi hetimor i SHÇBA është arritur në konkluzionin se efektivët e policisë së komisariatit numër 3 në Tiranë nuk kanë asnjë përgjegjësi për krimin e rëndë të ndodhur më 8 qershor.

“Struktura e Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA), Tiranë nisi verifikimet për veprimet apo mosveprimet e Policisë. SHÇBA kreu verifikimet e plota për të kqyrur veprimet policore, duke nisur me intervistimet e punonjësve, kqyrje libra shërbimi, dokumentacioni, kamera etj. Nga gjithë verifikimet e kryera ka rezultuar se Policia ka marrë kallëzim në datën 7 maj 2018 nga shtetasja XH.Ç. për përndjekje. Materialet janë referuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe pas vlerësimit të kallëzimit nga Prokuroria është bërë regjistrimi i procedimit penal, për të vijuar më pas me hetimin”, thuhet në një deklaratë.

SHÇBA e faturon përgjegjësinë tek Prokuroria, pasi pretendon se pas kallëzimit nuk ka deleguar veprime të tjera shtesë te Policia, duke vijuar vetë me veprimet hetimore.

Sipas SHÇBA, e vetmja ankesë e marrë nga Policia e Shtetit nga shtetasja Xh.Ç. është kallëzimi i datës 07.05.2018.

“Nga verifikimet e kryera nga SHÇBA dhe analizimi i dokumentacionit të administruar, nuk rezulton se punonjësit e Policisë që kanë trajtuar ngjarjen të kenë konsumuar elementë të ndonjë vepre penale, duke shpërdoruar detyrën”.

13 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)



Behu pjese e LAJME.mk , kliko LIKE fanpage ne facebook me posht!
Nga LAJME.mk June 13, 2018 2:29 pm ne Lajme. ne link https://lajme.mk/?p=135084
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen Lajme.mk prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne email [email protected] lajme.mk ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit