Home / Lajme / Bartol: Në NATO do valojë edhe flamuri i Maqedonisë

Bartol: Në NATO do valojë edhe flamuri i Maqedonisë

Shefi i zyrës së NATO-së në Shkup Gorazd Bartol shfaq shpresën se vitin e ardhshëm kur dhe Aleanca Veriatlantike do të shënojë 70 vjetorin, në selinë e NATO-s të valojë edhe flamuri i Maqedonisë. Bartol në një intervistë për agjencinë e lajmeve MIA thotë se pas marrëveshjes me Greqinë e cila ishte pengesë për anëtarësimin e vendit në strukturat euroatlantike pret që qytetarët e Maqedonisë të dalin të votojnë pozitivisht në referendumin e caktuar për në shtator pasi sipas tij qytetarët duhet të shfrytëzojnë këtë mundësi historike për vendin. Gorazd Bartol bëri të qartë se pa finalizim të marrëveshjes, e cila përfshin edhe ndryshim të Kushtetutës, Maqedonia nuk mund të bëhet anëtare NATO-së në një të ardhme të afërt.

Alsat-M



Behu pjese e LAJME.mk , kliko LIKE fanpage ne facebook me posht!
Nga LAJME.mk August 5, 2018 8:29 pm ne Lajme. ne link https://lajme.mk/?p=141328
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen Lajme.mk prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne email [email protected] lajme.mk ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit