Bejli: Qytetarët janë ata të cilët vendosin për të ardhmen e tyre

Bejli: Qytetarët janë ata të cilët vendosin për të ardhmen e tyre

Dëshirojmë që Maqedonia t’i bashkohet NATO-s dhe BE-së. SHBA-ja është partner i Maqedonisë për 25 vite dhe ne mendojmë se Marrëveshja e Prespës, edhe pse është e rëndë, paraqet kompromis korrekt i cili e hap rrugën drejtë së ardhmes së ndritur, tha ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Maqedoni Xhes Bejli gjatë vizitës së tij të sotme në Prilep.
Ambasadori Bejli u takua edhe me kryetarin e komunës së Prilepit, Ilija Jovanoski dhe me bashkësinë e biznesit në Odën ekonomike rajonale të Prilepit.

“U takova me një grup të rinjsh, në frymën e momentit historik dhe së ardhmes së Maqedonisë, referendumit të ardhshëm, marrëveshjes së Prespës dhe integrimit në NATO dhe BE. Mesazhi im për ta ishte se SHBA-ja është partnere e Maqedonisë për 25 vite dhe ne gjithsesi se dëshirojmë që Maqedonia t’i bashkohet NATO-s dhe BE-së. mendojmë se Marrëveshja e Prespës, edhe pse është e vështirë paraqet kompromis korrekt, që e hap rrugën drejt së ardhmes së ndritur. Por, mendoj se kur njerëzit të mendojnë dhe ta shikojnë esencën, do ta kuptojnë se ajo kontribuon drejt ruajtjes së identitetit të Maqedonisë dhe drejt ruajtjes së gjuhës maqedonase”, deklaroi Bejli.

Sipas tij, më e rëndësishme është njerëzit të njoftohen me përmbajtjen e marrëveshjes, të dalin në referendum dhe të vendosin sipas mendimit të tyre se çfarë është më e mirë për ta dhe se ata vetë e sjellin vendimin.

“Para së gjithash, është e rëndësishme qytetarët të njoftohen me përmbajtjen e Marrëveshjes dhe të sjellin vendimin e tyre. Ne si SHBA, duam ta shohim Maqedoninë të bëhet anëtarja e 30-të e NATO-s si Maqedonia e Veriut. Kjo do të kontribuojë drejt stabilitetit dhe sigurisë. Fqinjët tuaj do të jenë aleatë tuaj, të obliguar për pavarësinë dhe sovranitetin tuaj. Anëtarësimi do t’i hap dyert për investim më të madh dhe më të sigurt në biznes në vendin tuaj. Vlerësoj se ia vlen të investohet për një të ardhme më të ndritur. Por, edhe një herë dua ta përsëris se ky vendim nuk varet prej nesh, por prej qytetarëve të Prilepit dhe të Maqedonisë. Mbi të gjitha është e rëndësishme të dilni, ta shprehni mendimin tuaj pa dallim se çfarë mendimi keni”, deklaroi Bejli.

Ai vlerëson se me të rinjtë në mënyrë të shkëlqyer kanë diskutuar për mundësitë e tyre në të ardhmen.

“Mesazhi im për këta të rinj, tha se ky është momenti i tyre që ta shohin mundësinë t’u ndihmoj ta përcaktojnë të ardhmen e tyre. Edhe një herë u përmenda se është e rëndësishme të dalin dhe të votojnë, është e rëndësishme të thonë se kjo është e rëndësishme për mua dhe se unë kam mendim ndryshe për atë. Kjo është pjesë e procesit demokratik dhe se si duhet të duket shteti dhe demokracia moderne”, tha Bejli.

Bejli: Qytetarët janë ata të cilët vendosin për të ardhmen e tyre
Bejli: Qytetarët janë ata të cilët vendosin për të ardhmen e tyre


Behu pjese e LAJME.mk , kliko LIKE fanpage ne facebook me posht!
Nga LAJME.mk August 30, 2018 10:00 pm ne Lajme. ne link https://lajme.mk/?p=141492
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen Lajme.mk prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne email [email protected] lajme.mk ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit

One comment

  1. Like!! I blog frequently and I really thank you for your content. The article has truly peaked my interest.