Deficiti tregtar amerikan vazhdon të rritet

Deficiti tregtar i SHBA-së është rritur edhe më shumë në qershor nën efektin kryesisht të rënies së eksporteve të automjeteve dhe të avionëve dhe të një rritje të importeve pavarësisht vendosmërisë së Donald Trump për të riekuilibruar këmbimet tregtare.

Deficiti në produkte dhe shërbime arriti 46,3 miliardë dollarë, ose një rritje me 7,3% në 19 muaj, me eksportet në rënie me 0,7% duke kapur vlerën e 213,8 miliardë dollarëve, ndërsa importet ishin në rritje të lehtë prej 0,6% duke kapur vlerën e 260,2 miliardë dollarëve.

Këto të dhëna u publikuan dje nga departamenti amerikan i Tregtisë në çastin që Kina kishte paraqitur kërcënime të reja për reprezalje tregtare kundër Uashingtonit.

Pekini u shpreh i gatshëm që të miratojë të drejta të reja doganore mbi 60 miliardë dollarë produkteve amerikane të importuara, ndërkohë që administrata Trump po rrit presionin mbi gjigantin aziatik që të reduktojë deficitin tregtar me SHBA-në.



Behu pjese e LAJME.mk , kliko LIKE fanpage ne facebook me posht!
Nga LAJME.mk August 5, 2018 8:29 pm ne Lajme. ne link https://lajme.mk/?p=141304
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen Lajme.mk prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne email [email protected] lajme.mk ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit