Home / Lajme / Ekspertët: OJQ-të, dorë e zgjatur e partive politike

Ekspertët: OJQ-të, dorë e zgjatur e partive politike

Fushata e nisur nga shoqatat joqeveritare kundër daljes në referendum të qytetarëve, nuk është gjë tjetër pos zbatim i kërkesave të opozitës dhe personave të tjerë të cilët janë kundër integrimit të vendit në BE. Kështu vlerëson analisti politik Xhelal Neziri i cili shton se aktivitetet e tilla nga ana e OJQ-ve janë të kurdisura herë nga opozita e herë nga pushteti, dhe se të njëjtat nuk paraqesin vullnetin dhe protestën e vërtetë të qytetarëve ndaj çështjeve të caktuara.

Këto organizata në fakt përdoren nga njerëzit të cilët interesat i kanë të lidhura me lindjen, të lidhura me Moskën dhe që dështimi i referendumit në fakt do të paraqesë një lloj paprekshmërie për to në raport me institucionet. 1:55 Këto 30 organizata mendoj se janë të prirura që të zbatojnë agjenda të strukturave të caktuara politike të cilat nuk janë të interesuara për integrime, nuk janë të interesuara që vendi të jetë anëtare e NATO-s. Këta shoqata bëjnë atë që ua servon kjo strukturë politike e cila në këtë rast kërkon që të mbrohet nga gjithë ato hetime dhe gjithë kërcënimi që të futen në burg”- tha Xhelal Neziri, analist.

Nga ana tjetër ish aktivisti në shoqatat civile Alek Goçev konsideron se bojkotimi apo kundërshtimi i çështjeve të caktuara është e drejtë e lirë e OJQ-ve por kur këta kundërshtime janë të ngjashme me kundërshtimet e strukturave të caktuara, çon të dyshim nëse të njëjtat burojnë nga vullneti i qytetarëve.

Vetë fakti që ata kanë vendosur ta bojkotojnë referendumin tregon se ata e pranojnë të njëjtin si mjet. Është e pakontestueshme që të kenë qëndrimin e tyre për bojkotim të të njejtit sepse bojkotimi i referendumit është qëndrim politik. Sa mundëm ta shohim nga deklaratat e funksionarëve të lartë Qeveritarë se disa nga këta shoqata financohen direkt nga Rusia sepse situatë të njëjte pamë edhe në Mal të Zi. Në fund qytetarët duhet të vlerësojnë dhe të votojnë për çka ata vetë mendojnë”- deklaroi Alek Goçev, ish aktivist.

Gjatë muajit të kaluar ministria e Mbrojtjes ndau nga buxheti i saj tre milionë euro nëntë shoqatave civile dhe fondacioneve, për projekte që kryesisht kishin të bëjnë me NATO-n. Në listën e fituesve të këtyre fondeve ishte edhe Këshilli Euratlantik i Maqedonisë, OJQ e cila me veprimin e saj mbulon integrimet euroatlantike dhe promovimin e kësaj ideje ku kryetar është Ismet Ramadani, këshilltar i Jashtëm i kryeministrit Zaev. Kjo shoqatë fitoi 500 mijë denarë fonde ndërkaq në faqen e kësaj organizate figuronte edhe emri i ministres aktuale të Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska, dikasteri i së cilës ndau para për këtë mbështetje.

Vjollca Aliti



Behu pjese e LAJME.mk , kliko LIKE fanpage ne facebook me posht!
Nga LAJME.mk August 5, 2018 8:24 pm ne Lajme. ne link https://lajme.mk/?p=141250
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen Lajme.mk prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne email [email protected] lajme.mk ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit