Evropa po “përvëlohet”, alarm i kuq në mbarë kontinentin

Ndërsa Evropa përvëlohet në një tjetër valë të nxehti, parashikuesit e motit thonë se rekordi i të gjitha kohërave mund të thyhet këto ditë. Rekordi aktual evropian është 48 gradë Celsius, i regjistruar në Athinë në korrik të vitit 1977. Temperaturat po rriten në Spanjë dhe Portugali, ndihmuar edhe nga një valë ajri të nxehtë që vjen nga Afrika. Në Spanjë dhe Portugali janë lëshuar alarmet, që do të jenë në fuqi të paktën deri të dielën. Italia ka lëshuar po ashtu alarmin e kuq për zonën qendrore të saj dhe veriun, përfshirë qytete që tërheqin shumë turistë si Roma, Firence dhe Venecia. Situata është kritike në të gjithë kontinentin. Maja më e lartë e Suedisë, një akullnajë, po shkrihet me disa centimetra në ditë. Shkencëtarët që monitorojnë situatën thonë se, akullnaja do të humbasë titullin e majës më të lartë atje. Në Norvegji, autoritetet u kanë kërkuar shoferëve të kenë kujdes nga drerët dhe delet, që po zgjedhin të hyjnë në tunele për t’i shpëtuar diellit. Ndërkohë që niveli i lumit Elbë atje ka rënë në nivele jashtëzakonisht të ulëta, duke çuar edhe në zbulimin e granatave dhe municioneve të Luftës së Dytë Botërore.

Alsat-M



Behu pjese e LAJME.mk , kliko LIKE fanpage ne facebook me posht!
Nga LAJME.mk August 5, 2018 8:30 pm ne Lajme. ne link https://lajme.mk/?p=141345
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen Lajme.mk prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne email [email protected] lajme.mk ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit