Gjuha e urrejtjes, vijon marrja në pyetje e autorëve

Vazhdojnë edhe më tej hetimet e policisë për identifikimin e personave të dyshuar të cilët bënë thirrje anti – shqiptare gjatë manifestimit të ditës së Ilindenit, ditë më parë në Krushevë. Nga Ministria e Brendshme thonë se deri më tash janë marrë në pyetje dhjetëra persona të dyshuar, në mesin e të cilëve është edhe Martin Bogoevski, ushtar profesionist në ministrinë e Mbrojtjes. Ndërkohë analistët vlerësojnë se ndodhitë e tilla në Maqedoni vetëm se e largojnë vendin nga vlerat Evropiane si dhe paraqesin një imazh të turpshëm për harmoninë ndëretnike.

Ishte e turpshme të shihet se në çfarë mënyrë pritet të festohet Ilindeni. Në mënyrë të qëllimshme, me vetëdije dhe me tendencë të sillet grup tifozësh të nxit tensione ndëretnike dhe t’i fyej përfaqësuesit e Qeverisë dhe të bashkësisë ndërkombëtare, atë nuk mund ta bëj askush tjetër përpos presidentit Ivanov. Është e çuditshme se si një institucion i cili duhet të përfaqësojë dhe të jetë shembull për Maqedoninë, bëhet në një institucion për të cilin të gjithë ne turpërohemi për fat të keq”-tha Nikolla Dujovski, analist.

Sipas Dujovskit zhvillimet e këtilla ven në pah nevojën e integrimit të brendshëm dhe ndërtimin e një bashkëjetese të shëndosh.

E mira e kësaj është që këta janë ngjarje të izoluara, mirë është që nuk ka shumë mundësi të shpeshta të përsëriten këta, por duhet të gjitha palët ta mendojmë mirë si do ta ndërtojmë bashkëjetesën në të ardhmen sepse Maqedonia dhe koha në të cilën ndodhemi kërkon shumë integrime edhe brenda shoqërisë sonë dhe bashkim, posaqërisht në mes shqiptarëve dhe maqedonasve sepse detyrimet që i kemi ndaj Evropës janë shumë të mëdha. Me kësi politikanësh nuk mundemi”- theksoi Nikolla Dujovski, analist.

Gjatë ceremonisë së shënimit të Ditës së Republikës së Maqedonisë më 2 gusht në Krushevë, një pjesë e të pranishmëve në sytë e presidentit Ivanov dhe pjesëmarrësve tjerë brohoritën thirrje anti – shqiptare si :” Shqiptari i mirë është shqiptari i vdekur”. LSDM akuzoi presidentin Ivanov se ai ishte nxitësi i këtyre thirrjeve përmes fjalimit të tij, gjë që u kundërshtua nga Kabineti i Ivanovit.

Vjollca Aliti



Behu pjese e LAJME.mk , kliko LIKE fanpage ne facebook me posht!
Nga LAJME.mk August 5, 2018 8:29 pm ne Lajme. ne link https://lajme.mk/?p=141300
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen Lajme.mk prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne email [email protected] lajme.mk ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit