Kosovë, MPB: Asnjë polic shtesë s’ka shkuar në veri

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Abduselami Shkodra, thotë se asnjë polic i Forcave Policore të Kosovës, nuk ka shkuar në veri, dhe se gjendja është normale.

Ai tha se siguron qytetarët që situata është e qetë dhe stabile.

“Situata është krejt normale. Asnjë polic i njësive speciale nuk ka lëvizur në veri të vendit, me përjashtim të atyre që janë permanent në rajonin e Mitrovicës. Situata është e qetë dhe nuk ka as një lloj indicie deri në këtë kohë që të ketë ndonjë destabilizim apo trazira të ndryshme “, tha Shkodra.

Përndryshe disa mediume sot nga mëngjesi kanë informuar se njësite elitare të Policisë së Kosovës kanë filluar të grumbullohen në bazën “Belvedere” të kësaj njësie që gjendet në fshatin Frashër të Mitrovicës.



Behu pjese e LAJME.mk , kliko LIKE fanpage ne facebook me posht!
Nga LAJME.mk August 5, 2018 8:25 pm ne Lajme. ne link https://lajme.mk/?p=141274
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen Lajme.mk prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne email [email protected] lajme.mk ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit