Home / Lajme / Kosovë, Thaçi bën apel që të ruhet qetësia

Kosovë, Thaçi bën apel që të ruhet qetësia

Presidenti i Kosvës Hashim Thaçi iu bëri thirrje qytetarëve të Kosovës që të përmbahen nga çdo lloj provokimi dhe të ruajnë qetësinë. Thaçi, përmes një komunikate për media, ka thënë se Kosova është e përkushtuar për arritjen e një marrëveshjeje historike ligjërisht të detyrueshme, në kuadër të fazës së fundit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Pas krijimit të Ekipit Menaxhues, institucionet e Kosovës janë të përkushtuara që të finalizojnë punën në hartimin e draft-statutit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe në Kosovë, bazuar në marrëveshjet e arritura më 2013 dhe 2015 në Bruksel, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke u bazuar në vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës”- deklaroi Hashim Thaçi-President i Republikës së Kosovës.

Sot është afati i fundit për draftimin e statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë dhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, kërkoi rritjen e gatishmërisë së institucioneve, në rast të, siç tha, çfarëdo prishjeje të rendit dhe ligjit.

Nga ana tjetër sot presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq ka thirrur mbledhje urgjente të Këshillit për Siguri Kombëtare mbi situatën në Kosovë. Drejtori i Zyrës për Kosovën Marko Gjuriç ka thënë se serbët në Kosovë do të dëgjojnë apelin e Vuçiqit, se nuk do të reagojnë ndaj provokimeve. Autoritetet përgjegjëse, ushtria, policia dhe shërbimet e inteligjencës i kanë marrë detyrat që lidhen me “parandalimin e operacioneve të agjencive”.

Marrëveshja për Asociacionin e komunave serbe që 1930 ditë ende nuk është implementuar, dhe se është një turp i madh që ne bisedojmë për sigurinë e Serbeve të Kosovës dhe jo për mos zbatimin e marrëveshjes së Brukselit nga ana e Prishtinës dhe për shkeljen e garancive të dhëna nga faktori ndërkombëtar”- theksoi Marko Gjuriq, Drejtor i zyrës për Kosovën.

Gjatë ditës së sotshme është parë teksa një konvoj i ushtarëve të KFORIT është nisur drejt veriut, për të cilën mediat në Serbi kanë thënë se KFORI ka marr në kontroll liqenin e Ujmanit, mirëpo një gjë e tillë është hedhur poshtë menjëherë nga zyrtarë të KFOR-it të cilët thanë se prania e trupave të tyre në atë pjesë është pjesë e një ushtrimi të planifikuar më herët.

Alsat M



Behu pjese e LAJME.mk , kliko LIKE fanpage ne facebook me posht!
Nga LAJME.mk August 5, 2018 8:29 pm ne Lajme. ne link https://lajme.mk/?p=141305
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen Lajme.mk prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne email [email protected] lajme.mk ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit