Listë e re zgjedhore, me probleme të vjetra

Lista zgjedhore ende me votues të kontestuar sikur edhe në ciklet e kaluara zgjedhore ndërkohë që deri në mbajtjen e referendumit ka mbetur edhe dy muaj. Në aplikacionin në faqen e internetit të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, mund të hasen emrat e votuesve që ishin të dyshimtë edhe në zgjedhjet e fundit lokale të vitit të kaluar. Aty figuron emri i ish-kundërzbuluesit Goran Grujovski, i cili është në arrati në Greqi. Aplikacioni tregon se Gruevski ndodhet në Listën e Votuesve në Rrugën Hristo Tatarçev 47. Por të drejtë për të votuar ka ende edhe Vladimir Varelov, një polic të cilit Grujevski ia vodhi identitet in.Ai është në të njëjtën adresë, Hristo Tatarçev, po me numër 47. Vetëm hyrja e ndërtesës është e ndryshme, ku është regjistruar Grujevski dhe identiteti i vjedhur. Megjithatë, lista përfshin emrin dhe të një personi tjetër Vladimir Varelov me të drejtë vote në Veles.

Por problemi me identitetin e rremë të Goran Grujevskit është vetëm një nga shumë të tjerët në Listën e Votuesve. Duke kontrolluar adresat që Alsat M i analizoi vitin e kaluar, rezultati është identik. Kontrolli në rrugën Dimitar Berovski, që ndodhet në qendër të Shkupit pranë Ministrisë së Brendshme, tregon se aty ka 95 votues të regjistruar. Dy prej tyre ende janë me numër të adresës 0000. Emine Isak dhe Jurk Kimejta kanë dokument identifikimi dhe janë të paraqitur në objekt që nuk ekziston.

Por këto janë vetëm një pjesë e lëshimeve që kalojnë nëpër pothuajse të gjitha ciklet zgjedhore. Në zgjedhjet e parakohshme lokale dy vjet më parë nga Lista e Votuesve, 170,000 votues u veçuan në një listë të veçantë sepse kontrolli tregoi se ata janë jashtë vendit. Madje 30 mijë të tjerë u hoqën dhe nuk mundën të votojnë, por për zgjedhjet lokale vitin e kaluar, iu kthye e drejta për të votuar, përfshirë identitetin e vjedhur të Vladimir Varelovit, të cilin e përdorte i arratisuri Goran Grujevski.

Dy ditë më parë, përbërja e re e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve publikoi afatet e referendumit në shtator për marrëveshjen e Prespës të nënshkruar midis Maqedonisë dhe Greqisë. KSHZ-ja do të vendosë Listën e Votuesve në kontroll publik më 9 gusht dhe do të zgjasë 15 ditë. Në të njëjtën periudhë, qytetarët do të mund të ndërhyjnë në listë dhe do të jenë në gjendje të kërkojnë shënim, plotësim ose fshirjen nga lista. KSHZ-ja duhet të vendosë për një kërkesë të caktuar brenda 24 orëve. Nëse e njëjta refuzohet, votuesi ka të drejtë të ankohet në Gjykatën Supreme, që do të ketë një ditë afat për të vendosur.

Boki Stojanovski



Behu pjese e LAJME.mk , kliko LIKE fanpage ne facebook me posht!
Nga LAJME.mk August 5, 2018 8:30 pm ne Lajme. ne link https://lajme.mk/?p=141339
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen Lajme.mk prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne email [email protected] lajme.mk ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit