Home / Lajme / Mbi 30 OJQ, nismë për bojkotimin e referendumit

Mbi 30 OJQ, nismë për bojkotimin e referendumit

Parti, organizata joqeveritare dhe iniciativa qytetare formuan Shtabin e Krizave që do të udhëheq fushatën “Maqedonia bojkoton”. Memorandumin e bashkëpunimit, që nënkupton bojkotimin e referendumit të ardhshëm, e nënshkruan 28 organizata. Fronti do të kryesohet nga Janko Baçev, udhëheqësi i partisë “Maqedonia e vetme”. Në rrethin e ngushtë të mbështetësve dhe nënshkruesve të dokumentit janë ish-anëtari i shquar i VMRO-DPMNE-së, Filip Petrovski, si dhe ish-presidenti i organizatës së qytetit të LSDM në Shkup, Ljupço Paleski. Baçev në fjalimin e shkurtër paralajmëroi qërim hesapesh pas ndryshimit të pushtetit me të gjithë ata që ishin pjesë e procesit të negociatave dhe nënshkrimit të Marrëveshjes me Greqinë.

Qeveria e re dhe legjitime që vjen do të qëron hesapet me të gjithë tradhtarët kombëtarë. Të jemi gjallë dhe shëndosh dhe të gjithë të bojkotojmë më 30 shtator, të mos dalim në referendum dhe ta shpëtojmë emrin shekullor maqedonas “- deklaroi Janko Baçev, Kryetar i “Maqedonisë së vetme”.

Nëse Zaev do të humbë në referendum do të japë dorëheqje. Jo, nuk do të japë as tani dorëheqje, por e tërheqë VMRO-DPMNE-në që t’i hyjë për t’ia mundësuar censusin. Ne prej këtu themi jo, nuk do ta pranojmë këtë lojë, do të bojkotojmë, referendumi duhet doemos të dështojë, ndërsa më 30 shtator bie edhe Qeveria e Zaevit“-tha Filip Petrovski nga VMRO-DPMNE – Fraksion demokratik.

Janko Baçev në intervistën për televizionin Alsat M pranoi haptazi se partia që e drejton ai përfaqëson qëndrime proruse dhe mbron pozicione që janë strategjike për Qeverinë ruse. Baçevi qëndron prapa qëndrimit se Maqedonia nuk e ka vendin në BE dhe NATO, por në aleancë me Rusinë. Lideri i “Maqedonisë së Vetme” në qershor paralajmëroi se partia e tij do t’i ndihmojë financiarisht 26 personat që janë arrestuar në protestat para Kuvendit pas nënshkrimit të Marrëveshjes me Greqinë. Kryeministri Zoran Zaev tashmë bëri të ditur se biznesmenë rusë i kanë financuar protestat e dhunshme para një muaji e gjysmë.

Boki Stojanovski



Behu pjese e LAJME.mk , kliko LIKE fanpage ne facebook me posht!
Nga LAJME.mk August 5, 2018 8:24 pm ne Lajme. ne link https://lajme.mk/?p=141253
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen Lajme.mk prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne email [email protected] lajme.mk ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit