Menduh Thaçi rizgjidhet kryetar i PDSH-së

Nën moton “Një Hap Para”, Partisë Demokratike Shqiptare(PDSH) ka rizgjedhur Menduh Thaçin për kryetar të partisë.

Në fjalimin e tij, Thaçi ka kujtuar themeluesin e partisë, Arbër Xhaferin dhe ka shtuar se sakrificat që i bën partia e tij, bëhen për gjeneratat e ardhshme.

Këto që po i kalojnë me vite dhe dekada, sfidat, bëhen për të sakrifikuar, ngaqë janë detyra që duhet të bëhen për gjenerata në vijim”- deklaroi Thaçi.

Thaçi u zotua se do të punojë për të mirën dhe interesin e shqiptarëve.

Unë si kryetar i partisë do të mundohem të luftojë për të mirën tonë. Unë me ndihmën tuaj do të mundohem që të pranojmë nevojën, për të punuar për të gjitha nevojat që i kanë shqiptarët. Kur unë sot flas me kryetarët e komunave shqiptare, u them se gjendja është alarmante. Por edhe ato nuk kanë faj, sepse buxheti është i vogël”- theksoi Thaçi.



Behu pjese e LAJME.mk , kliko LIKE fanpage ne facebook me posht!
Nga LAJME.mk August 5, 2018 8:29 pm ne Lajme. ne link https://lajme.mk/?p=141320
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen Lajme.mk prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne email [email protected] lajme.mk ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit