Home / Lajme / Palmer: Të dëgjohet zëri i qytetarëve në referendum

Palmer: Të dëgjohet zëri i qytetarëve në referendum

Zëvendës i ndihmësit të sekretarit amerikan të shtetit për Evropë dhe Azi, Methju Pallmer vlerëson se presidenti Ivanov ka qasje të gabuar ndaj marrëveshjes me Greqinë. Sipas Pallmer, duke u bazuar në atë që dje tha Ivanov në Krushevë, nënkuptohet që kryetari i shtetit e njeh referendumin dhe e mbështet si proces. Pallmer i bëri thirrje qytetarëve të Maqedonisë që të dalin në referendum dhe të shprehin vullnetin e tyre, si pjesë shumë e rëndësishme e procesit drejtë integrimit. “Me shumë vëmendje e ndoqa fjalimin e Kryetarit dhe atë që e tha. Unë nuk pajtohem me atë që ai e karakterizoi si “Marrëveshja e Prespës”. Megjithatë ai përmendi një gjë shumë me rëndësi duke thënë se opinioni maqedonas është me përvojë dhe i vetëdijshëm për marrjen e vendimeve për referendum dhe me këtë unë kuptova se Ivanov e mbështet referendumin. Elektorati më 30 shtator duhet të dalë dhe të bëj që zëri i tyre të dëgjohet dhe respektohet. Kjo është shumë e rëndësishme për këtë proces. Nëse më 30 shtator qytetarët dalin në referendum dhe e dëgjojnë zërin e tyre, do të kemi një pjesë shumë të rëndësishëm të procesit”, tha Palmer.



Behu pjese e LAJME.mk , kliko LIKE fanpage ne facebook me posht!
Nga LAJME.mk August 5, 2018 8:29 pm ne Lajme. ne link https://lajme.mk/?p=141329
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen Lajme.mk prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne email [email protected] lajme.mk ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit