Home / Lajme / Së shpejti në Gjermani do të vozitet me leje drejtimi të Maqedonisë

Së shpejti në Gjermani do të vozitet me leje drejtimi të Maqedonisë

Shtetasit maqedonas të cilët punojnë përkohësisht në Gjermani dhe ata që planifikojnë të vazhdojnë të jetojnë në këtë vend, presin që më në fund të hyn në fuqi vendimi për të cilën ranë dakord dy qeveritë për njohjen e lejeve të drejtimit.

Nga MPB e Maqedonisë për MIA-n thonë se marrëveshja pritet të nënshkruhet së shpejti, por duke mos precizuar ndonjë datë se kur do të ndodh kjo.

Shtetet nga Ballkani të cilat nuk janë anëtare të BE-së, kanë nënshkruar marrëveshje dypalëshe për rregullimin e kësaj çështje. Serbia dhe Bosnja e Hercegovina një kohë të gjatë kanë pasur marrëveshje të tillë, ndërsa Maqedonia nuk e kishte.

Bisedimet mes ministrive kompetente nga Berlini dhe Shkupi, për rregullimin e çështjes së njohjes së lejeve të vozitjes kanë filluar para një dekade, gjegjësisht në vitin 2007.

Qytetarët e Maqedonisë në Gjermani vitin e kaluar inicuan një peticion online, me qëllim që të përshpejtohet njohja e lejeve të vozitjeve nga shteti gjerman.



Behu pjese e LAJME.mk , kliko LIKE fanpage ne facebook me posht!
Nga LAJME.mk August 5, 2018 8:23 pm ne Lajme. ne link https://lajme.mk/?p=141244
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen Lajme.mk prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne email [email protected] lajme.mk ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit