http://www.insajderi.com/lajme/feed/

Tahiri – mërgimtarëve: Aman, veç nja dy vjet mos e vizitoni Kosovën

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahiri ka një lutje për mërgimtarët të cilët pothuajse çdo verë vijnë për pushime në Kosovë. Ai vlerëson lartë kontributin e diasporës për vendin ndërkohë që mendon se ky kontribut nuk po vlerësohet nga vendësit.

“Ato qe po flasin kështu për gurbetqarët, le ta dinë mirë se vetëm dy vite mos me ardhë në Kosovë e shohim se si janë punët pastaj”, thotë ai.

“Unë ju bej apel mos hajdi aman vetëm nja dy viteeeee se jena qu pesh disa nga ne me këto padrejtesi që bëhen ne vendin tonë…!”, thotë këngëtari.

“Marre të thuhet se po vijnë me i ndreq dhëmbet, po vijnē shacat, ata po shesin mend e shumë fjale të tjeraaaa…! Po a janë ata familjarë tanë apo janë të huaj? Mani se ka Zot’, thekson ai, duke përmendur remitencat që Kosova fiton.

“Për dy vite 1 miliardë e gjysmë i sjellin në Kosovë, ndërsa disa nga ne, më shumë i’u bëhemi të huajve Servil, se sa e duam atë që kontriboi për vendin. Zoti ju bekoftë. Labi????????????”, shkruan ai në Facebook.

Në vit, vlera e parave të dërguara nga diaspora sipas të dhënave zyrtare të Bankës Qendrore të Kosovës arrin shumën e rreth 600 milionë euro.

The post Tahiri – mërgimtarëve: Aman, veç nja dy vjet mos e vizitoni Kosovën appeared first on INSAJDERI.



Behu pjese e LAJME.mk , kliko LIKE fanpage ne facebook me posht!
Nga LAJME.mk August 19, 2018 4:12 am ne Lajme. ne link https://lajme.mk/?p=141409
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen Lajme.mk prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne email [email protected] lajme.mk ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit