Home / Lajme / Tetovë, theret me thikë 19-vjeçari

Tetovë, theret me thikë 19-vjeçari

Tre djem të ri janë përleshur fizikisht mbrëmjen e djeshme në Tetovë. Gjatë përleshjes, njëri prej tyre është ther me thikë.
“Më datë 04.08.2018 në orën 22.50 është denoncuar se në rrugën ‘Marshall Tito’ në Tetovë, janë përleshur fizikisht M.P (25) nga fshati Novo Sellë- Tetovë, nga njëra anë dhe N.R (18) nga lagjja Drenovec të Tetovës dhe V.B (19) nga fshati Cerovë të Tetovës. Gjatë përleshjes me thikë është therur V.B. I lënduari është dërguar në Spitalin Klinik të Tetovës ndërsa më pas është dërguar në kompleksin e klinikave ‘Nënë Tereza’ në Shkup”, bëjnë të ditur nga MPB.
Policia po punon në zbardhjen e plotë të rastit. /SHENJA/



Behu pjese e LAJME.mk , kliko LIKE fanpage ne facebook me posht!
Nga LAJME.mk August 5, 2018 8:23 pm ne Lajme. ne link https://lajme.mk/?p=141243
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen Lajme.mk prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne email [email protected] lajme.mk ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit