Home / Lajme / Thaçi: Nuk do të ketë ndarje, as shkëmbim të territoreve

Thaçi: Nuk do të ketë ndarje, as shkëmbim të territoreve

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka sqaruar se ideja e tij për korrigjimin e kufijve, në kuadër të fazës së fundit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë nuk nënkupton as shkëmbim të territoreve e as ndarjen e Kosovës. Në një intervistë për Kosovapress Thaçi thotë se institucionet e Kosovës duhet të adresojnë kërkesën e shqiptarëve të Luginës së Preshevës në dialogun me Serbinë.

Këto ditë e kam përsëritur shpesh: korrigjimi i kufijve nuk nënkupton ndarje, nuk nënkupton shkëmbim të territorit. Po e them edhe ndryshe, korrigjimi i kufijve nuk do të sjellë ndarje të Kosovës. Këtë duhet ta kenë të qartë të gjithë. Gjatë gjithë këtyre vjetëve që kur jemi në dialog, institucionet e Kosovës janë kritikuar pse çështja e Luginës së Preshevës nuk po diskutohet në dialogun me Serbinë,,-deklaroi Hashim Thaçi, President i Kosovës.

Sipas Thaçit Presheva, Medvegja dhe Bujanovci duhet ti kthehen Kosovës për arsye se deri më tani Serbia nuk ka arritur që t’ju garantoj atyre të drejtat të cilat të drejta Kosova ia siguron serbeve të Kosovës. Sipas Thaçit nuk janë të vërteta zërat se Kosova po shkëmben veriun e Kosovës më Luginën e Preshevës.

Kosova nuk ka hyrë në këtë dialog për të humbur, as për të dhënë. Kosova ka hyrë në këtë dialog për të arritur marrëveshje paqësore në përputhje me interesat shtetërore. Kosova përballë Serbisë gjithmonë ka dalë fituese, sepse kemi qenë të bashkuar në të drejtën tonë për liri, pavarësi dhe kemi pasuar në vazhdimësi përkrahjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës”- tha Hashim Thaçi-President i Kosovës.

E ndërkohë situatë e qetë dhe stabile paraqitet në veri të Kosovës edhe përkundër paralajmrive se atje mund të ketë eskalime të situatës, gjatë ditës u paralajmrua se në veri të janë nisur edhe njesit litare të policisë së Kosovës por një gjë e tillë është hedhur posht nga Ministria e Punëve të Brenshm të Kosovës.

Alsat M



Behu pjese e LAJME.mk , kliko LIKE fanpage ne facebook me posht!
Nga LAJME.mk August 5, 2018 8:25 pm ne Lajme. ne link https://lajme.mk/?p=141256
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen Lajme.mk prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne email [email protected] lajme.mk ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit