Thaçi: Referendumi do të rezultojë i suksesshëm

Kreu i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi është shprehur i bindur se referendumi për çështjen e emrit do të del i suksesshëm dhe se kthim prapa nuk ka. Ai gjatë fjalimit të tij theksoi rëndësinë e integrimit të vendit në NATO dhe Bashkimin Evropian, ndërkohë që përmendi edhe çështjen e përdorimit të gjuhës shqipe, duke kërkuar dhe njëherë zyrtarizim të plotë të shqipes në të gjitha nivelet, njëjtë sikur ajo maqedonase. Thaçi këto komente i bëri pas rizgjedhjes së tij si kryetar i PDSH-së, në Kongresin e sotëm ku me 691 votë pro asnjë kundër dhe asnjë të përmbajtur, morri mandatin për të udhëhequr PDSH0-në edhe në katër vitet e ardhshme.

Neve na nevojiten të drejta kolektive politike, ne nuk pranojmë të drejtat biologjike që na i ofrojnë të tjerët. Ashtu siç është i rëndësishëm procesi i integrimit në NATO dhe BE, vazhdon PDSH-ja pikë të parë ta ketë mekanizmin e vendimmarrjes me konsensus të plotë në institucionet e sistemit duke filluar prej Parlamentit të vendit. Nëse kjo nuk bëhet nuk do ketë efekt asnjë prej integrimeve të shtetit. Unë mendoj se me marrëveshjen me Greqinë, një ndër pikat kapitale të programit të PDSH-së dhe shqiptarëve në tërësi, integrimi në NATO. E shoh dilemën tek shqiptarët se mund kjo të mos ketë sukses. Flini rehat se kthim prapa nuk ka”- u shpreh Menduh Thaçi. Kryetar i PDSH-së.



Behu pjese e LAJME.mk , kliko LIKE fanpage ne facebook me posht!
Nga LAJME.mk August 5, 2018 8:29 pm ne Lajme. ne link https://lajme.mk/?p=141299
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen Lajme.mk prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne email [email protected] lajme.mk ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit