Thaçi: S’ka autonomi për Veriun, Lugina i bashkohet Kosovës

Edhe sot, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi është paraqitur në një konferencë për media, ku foli për mundësinë, siç e ka cilësuar ai historike, që Kosova dhe Serbia ta korrigjojnë në mënyrë paqësore kufirin, duke përmendur me këtë rast përfshirjen e komunave jugore të Serbisë, Preshevë, Bujanoc e Medvegjë, në kuadër të territorit të Kosovës. Ndërkaq Kosova, sipas tij, nuk e ka si opsion ndarjen e asnjë pjese të saj për t’iu bashkuar Serbisë. Ai tha se është momenti që Prishtina zyrtare ta mbështesë kërkesën e shqiptarëve të komunave, Preshevë, Bujanoc e Medvegjë, për t’iu bashkuar Kosovës. Presidenti Thaçi tha se shumë vende në botë kanë korrigjuar kufijtë e tyre përmes bisedimeve pa pasur nevojë që të ngriten tensione apo konflikte. Por, njëkohësisht, Thaçi është shprehur mjaft skeptik nëse Beogradi do ta pranonte kërkesën e tij eventuale në tavolinën e bisedimeve. Thaçi u ka dërguar mesazhe edhe opozitës dhe spektrit të gjerë politik në Kosovë që t’i bashkohet idesë së tij për korrigjim të kufirit me Serbinë. Sipas tij, ky është moment historik që kërkon gjithëpërfshirje.

Mendoj që ka ardhur koha që ta fuqizojmë rolin dhe vullnetin e qytetarëve tanë. Kemi mbushur ende interesin e qytetarëve. Nuk ua kemi mundësuar të drejtën për referendum. Unë jam konsultuar me të gjithë edhe me bashkësinë ndërkombëtare që tua mundësojmë shprehjen e të drejtës me referendum – deklaroi Hashim Thaçi, President i Kosovës.

Alsat-M



Behu pjese e LAJME.mk , kliko LIKE fanpage ne facebook me posht!
Nga LAJME.mk August 5, 2018 8:30 pm ne Lajme. ne link https://lajme.mk/?p=141342
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen Lajme.mk prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne email [email protected] lajme.mk ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit