Home / Lajme / Venezuela, atentat me dronë kundër presidentit Maduro

Venezuela, atentat me dronë kundër presidentit Maduro

Presidenti venezuelas, Nicolas Maduro i shpëtoi një atentati të kryer nga shumë drona të ngarkuar me eksplozivë, të shtunën në Karakas, njoftoi ministri i Komunikimit.

“Të paktën shtatë ushtarë janë plagosur gjatë këtij atentati dhe ndodhen në spital”, deklaroi ministri, Jorge Rodriguez.

“Bëhet fjalë për një atentat kundër vetë Nicolas Maduro”, theksoi Rodriguez pas incidentit ku vihej re Maduro, drejtpërdrejtë në televizionin qeveritar, të ndërpriste fjalimin që po mbante gjatë një ceremonie ushtarake në qendër të Karakasit.

Presidenti i Venezuelas, Nicolas Maduro, tha se i ka shpëtuar një tentim-sulmi me eksplozivë nga droni.

Maduro më vonë iu adresua popullit duke thënë se “një eksplodim ndodhi shumë afër meje, pak sekonda më vonë ndodhi edhe shpërthimi i dytë”.

Disa fotografi në rrjete sociale shfaqin rojet e presidentit duke u kujdesur për sigurinë e tij.



Behu pjese e LAJME.mk , kliko LIKE fanpage ne facebook me posht!
Nga LAJME.mk August 5, 2018 8:25 pm ne Lajme. ne link https://lajme.mk/?p=141277
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen Lajme.mk prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne email [email protected] lajme.mk ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit