Home / Lajme / (VIDEO) Dy vjetori i vërshimeve që morën 22 viktima

(VIDEO) Dy vjetori i vërshimeve që morën 22 viktima

Shirat e ditëve të fundit shpesh herë lenë pa gjumë banorët e Shkupit…I mban të zgjuar frika se mund tu përsëritet 6 gushti i vitit 2016, përmbytja e Hasanbegut dhe rrethinës e cila përpiu gjithçka para vetes, përfshirë edhe jetët e 22 njerëzve.

Nesër mbushen dy vite nga përmbytjet shkatërruese, por gjithçka duket sikurse të ishte dje.

Shiu i zakonshëm sezonal, nuk e trembi askënd në fillim, por mjaftuan vetëm disa minuta vetëtimë, breshër, dhe nxirje të qiellit, dhe përnjëherë, Hasanbegu, Straçinca, Stajkovca por edhe Haraçina, më nuk ishin ata që i njihnim.

Notonin makina, kafshë, aparate të amvisërisë, ndërsa shtëpitë më të ulëta më thuajse nuk dukeshin fare. Pas disa minutash ngujim të familjeve që mes atij kasoi, kishin humbur të dashurit e tyre dhe nuk dinin a do t’i gjenin gjallë, qindra vullnetarë kishin ardhur me traktorë, kamionë e rimorkio për të shpëtuar banorë të bllokuar nga uji. Por askush nuk e kishte të lehtë. Rryma që po e drejtonte rrjehsën e ujit vetëm ua vështirësonte punën shpëtimtarëve të cilët sapo afroheshin drejt shtëpive, uji ua ndryshonte drejtimin. Pasi pjesën më të madhe të punës e kishin kryer vetë popullata, pas katër orësh arritën ekipet e para policore dhe ushtarake që filluan kërkimin dhe shpëtimin.

Mes hutisë dhe mllefit, në këto momente, banorët drejtonin gishtin drejt pushtetarëve që me vite nuk i janë përgjigjur thirrje së tyre për ndërtim të kanalizimit atmosferik.

Nata e 6 gushtit ishte një prej netëve më gjata të Shkupjanëve, por dita ishte edhe më e gjatë. Të gjithë ata që kishin humbur familjarët, sa vinin e humbnin shpresat më shumë, se një ditë do t’i takojnë përsëri të dashurit e tyre…Kërkoheshin dhjetëra persona të zhdukur, mes tyre edhe vajza me emrin Elif që kishte vetëm 1 vit e gjysmë.

Shabi Sinanit, i ishte këputur kjo shpresë…Dy persona nga shtëpia do t’i dërgonte në varreza. Nusen dhe nipin 7 vjeçar që e kishte bërë gati ta çonte në shkollë atë vit.

Ekipi i Televizionit Shenja shkoi derë më derë në familje që kishin humbur një apo më shumë anëtarë të familjes, ose që tashmë flinin nën qiell të hapur. Por, cilido ngushëllim ishte i vogël për ata që kishin humbur të afërmit e tyre apo shtëpitë ku banonin.

Qytetarët e mbarë vendit të koordinuar nga organizata të shumta humanitare, Shtabi i krizave dhe institucionet përkatëse, ditëve në vijim u solidarizuan në mbledhjen e ndihmave më të nevojshme për të pësuarit. Edhe pse tashmë kanë kaluar dy vite nga vërshimet, askush nuk mund të jep përgjigje se çfarë e shkaktoi këtë ditë të zezë në kalendarin e banorëve të Maqedonisë.

Ferikan Iljazi Arifi /SHENJA/



Behu pjese e LAJME.mk , kliko LIKE fanpage ne facebook me posht!
Nga LAJME.mk August 5, 2018 8:23 pm ne Lajme. ne link https://lajme.mk/?p=141236
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen Lajme.mk prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne email [email protected] lajme.mk ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit