Home / Lajme / (VIDEO) Ja cilët janë skenarët pas përfundimit të referendumit

(VIDEO) Ja cilët janë skenarët pas përfundimit të referendumit

Mbjajtja e referendumit të 30 shtatorit do të jetë një nga hapat më të rëndësishëm, por jo i vetmi ose i fundit për hyrjen në fuqi të Marrëveshjes me Greqinë dhe për integrimin e vendit në strukturat euro atlantike. Pas përfundimit të referendumit, varësisht nga rezultati, Qeveria e Maqedonisë dhe shumica parlamentare do të kenë ende punë, ndërsa fjalën e fundit do ta kenë Athina dhe parlamentet e vendeve anëtare të BE-së dhe NATO-s, raporton SHENJA.

Nëse në referendumin e 30 shtatorit më shumë se gjysma e votuesve të regjistruar shfrytëzojnë të drejtën e votës dhe shumica e tyre shprehen pozitivisht, atëherë pushteti do ta ketë më të lehtë zbatimin e Marrëveshjes së Prespës. Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickovski, është zotuar se nëse referendumi realizohet me sukes, atëherë partia e tij do të mbështes ndryshimin e emrit kushtetues. Kështu pas certifikimit të rrezultatit të referendumit, Qeveria menjëherë do të propozojë në Kuvend ndryshimet kushtetuese të cilat kanë procedura të veçanta dhe zgjasin më shumë se sa ndryshimet e rregullta ligjore. Fillimisht Kuvendi do të duhet të miratojë nevojën për ndryshime kushtetuese, më pas do të shqyrtohen amendamentet kushtetuese, do të organizohet debat publik dhe debat në trupat parlamentar, që në fund ndryshimet e propozuara do të duhet të miratohen në seancë plenare. Të gjitha fazat e shqyrtimit dhe miratimit të ndryshimeve kushtetuese në Kuvend pritet të zgjasin rreth katër muaj dhe kështu të përfundojë në fund të muajit janar. Pasi që Maqedonia të kryejë me sukses edhe detyrën e dytë të marrëveshjes, atë të ndryshimeve kushtetuese, njofton Athinën zyrtare në rrugë diplomatike. Pas kësaj i ngelet parlamentit grek që me shumicë absolute të ratifikojë marrëveshjen dhe me shkresë zyrtare të informojë vendet anëtare të NATO-s dhe BE-së se Maqedonia ka përmbushur detyrimet e marrëveshjes për zgjidhjen e kontestit të emrit. Me këtë hap Greqia i lejon Maqedonisë anëtarësimin në strukturat euro atlantike. Pas këtyre hapave, Aleanca veriatlanikte pritet që në verë të vitit 2019 ose më së voni deri të fund të vitit të vlerësojë realizimin e reformave të caktuara gjatë dhënies së ftesës dhe t’i jep Maqedonisë statusin e anëtarit fuqiplotë të NATO-s. Ndëkaq në Qershor të vitit 2019, këshilli i ministrave të Bashkimit Evropian do t’i caktojë Maqedonisë datën e saktë për fillimin e bisedimeve për anëtarësim. Krahasuar me vendet e fundit të cilat janë anëtarësuar në Bashkimin Evropian, Maqedonisë pritet që bisedimet ti zgjasin rreth 6-7 vite dhe anëtarësimi eventual në BE të ndodh në periudhën 2025-2027.

Por gjërat do të komplikohen nëse parashikimet e Qeverisë për referendumin nuk dalin të suksesshme. Një mundësi e dytë, por më e vështirë, mbetet nëse dalja në referendum nuk arrin mbi 50%. Në këtë situatë kryeministri Zoran Zaev ka thënë se Qeveria do ta perceptojë se qytetarët nuk kanë dashur të japin vendim për marrëveshjen dhe këtë obligim ua kanë lënë institucioneve. Me këtë Zaev bëri të ditur se vendimin do të duhet ta marrin në Kuvend dhe politikanët të vendosin për ndryshimet kushtetuese. Por në këtë skenar do të jetë e vështirë pasi do të nevojiten 81 vota në Kuvend të cilat aktualisht nuk i posedon shumica parlamentare. Atyre do të ju duhet të negociojnë edhe një herë me VMRO-DPMNE-në ose me deputet dhe partnerët më të vegjël të koalicionit opozitar për të siguruar mbështetjen e nevojshme. Skenari më i keq do të ishte nëse dajla e qytetarëve në referendum kalon 50 përqindëshin, por shumica deklarohen kundër marrëveshjes me Greqinë. Në këtë situatë edhe vetë kryeministri Zoran Zaev ka thënë se marrëveshja me Greqinë do shfuqizohet edhe pse referendumi do të jetë konsultativ dhe jo obligativ. Nëse ndodh kjo atëherë Zaev ka paralajmëruar se do të jep edhe dorëheqje, duke shtyrë vendin në një krizë të re politike dhe zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Arben Zeqiri /SHENJA/



Behu pjese e LAJME.mk , kliko LIKE fanpage ne facebook me posht!
Nga LAJME.mk August 5, 2018 8:23 pm ne Lajme. ne link https://lajme.mk/?p=141239
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen Lajme.mk prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne email [email protected] lajme.mk ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit