(VIDEO) Referendumi, mbi 30 OJQ memorandum për bojkot, LSDM bën thirrje për dalje

Fushata joformale lidhur me referendumin tashmë ka filluar të merr hov nëpër rrjetet sociale dhe paraqitjet publike. Qeveria ka nisur propagandën për votim pro në referendum, ndërsa 28 organizata dhe parti politike kanë vendosur që të punojnë kundër referendumit dhe ndryshimit të emrit kushtetues. LSDM-ja nëpërmjet një kumtese ua kujtoi qytetarëve që votimi për ndryshimin e emrit, është investim në ardhmërinë e Maqedonisë.

LSDM

“Arritja përfundimtare e marrëveshjes për çështjen e emrit është mundësi historike fer për qytetarët e Maqedonisë. Marrëveshja është investim në të ardhmen e Maqedonisë, ku hapim rrugën për fillim të bisedimeve me BE-në. Marrëveshja është shembull për zgjidhjen e një çështje të hapur me fqinjët, dhe në pajtim me interesat kombëtare dhe shtetëror. Marrëveshja përforcon dhe garanton identitetin maqedonas, kombësia maqedonase, shtetësia e Maqedonisë, gjuha maqedonase dhe kultura maqedonase është garantuar një herë e përgjithmonë dhe asnjëherë nuk do të cenohen”.

LSDM kujtoi se marrëveshja i dha fund kontestit 25 vjeçar me shtetin fqinjë dhe kështu është eliminuar pengesa kryesore për antarësim në NATO dhe BE.

Ndërkohë që pushteti bën thirrje për të përkrahur marrëveshjen me Greqinë dhe ndryshimin e emrit, 28 organizata joqeveritare, në mesin e të cilëve edhe parti politike, iniciativa qytetare nga vendi dhe diaspora, nënshkruan memorandum për bashkëpunim lidhur me bojkotimin e referendumit. “Vëllazëria krishtere”, “Maqedoniumi”, “Amanet 1903”, “Partia e tretë e maqedonasve”, “Tvrdokornit”, fraksioni i “VMRO DPMNE-së” dhe parti të tjera e OJQ. Grupin e organizatave dhe partive e kryeson Janko Baçev me partinë “Maqedonia e Vetme”. Partitë dhe organizatat u zotuan se do të shkojnë derë më derë për të bindur qytetarët që të mos votojnë në referendum.

Janko Baçev, “Maqedonia e Vetme”

Sot është një ditë e madhe për Maqedoninë pasi po bëhet bashkim i gjithë maqedonasve kundër referendumit dhe për bojkotim…Kjo që po ndodhë tani është sfida më e madhe e vendit tonë. Duan të na e shkatërrojmë emrin, gjuhën, kulturën e identitetin. Me një fjalë duan të na fshijnë nga harta e popujve të botës. Prandaj jemi mbledhur sot këtu, që mos tua lejojmë këtë gjë”

Të gjitha këto parti dhe organizata ishin pjesë e protestave të organizuara kohë më parë për të kundërshtuar ndryshimin e emrit dhe marrëveshjen me Greqinë. Këto organizata dhe parti politike do të formojnë një shtab i cili do të vijojë të zhvillojë propagandë kundër daljes në referendum dhe për bojkot, duke u thirrur në interesat kombëtare që këto organizime pohojnë se janë kërcënuar.

Edhe pse ky grup bën thirrje për bojkot dhe siguron se nëse Maqedonia e ndryshon emrin humb gjithçka, nga LSDM siguruan se qytetarët e dinë rëndësinë e këtij momenti historik dhe do të votojnë për të ardhmen e Maqedonisë.

Ferikan Iljazi Arifi /SHENJA/



Behu pjese e LAJME.mk , kliko LIKE fanpage ne facebook me posht!
Nga LAJME.mk August 5, 2018 8:23 pm ne Lajme. ne link https://lajme.mk/?p=141233
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen Lajme.mk prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne email [email protected] lajme.mk ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit