(VIDEO) VMRO-DPMNE dhe LSDM përplasen për tenderët

Zoran Zaev dhe LSDM po vazhdojnë ta varfërojnë Maqedoninë, ndërsa plaçkitjen e përgjithshme po mundohen ta mbulojnë me marrëveshje kapitulluese që nënkuptojnë ndryshim të emrit, historisë, traditës dhe kulturës. Kështu kanë akuzuar sot nga VMRO-DPMNE, të cilët kanë shtuar se Qeveria e LSDM-së në tre muajt e kaluar, përsëri ka rritur borxhin publik, edhe atë për 54 milionë euro.

Ata po ashtu kanë akuzuar se nuk ka tenderë ose grant të cilën nuk e ka fituar ndonjë kompani ose organizatë joqeveritare e lidhur me LSDM-në.

VMRO-DPMNE

“Kjo sjellje duhet të përfundojë! VMRO-DPMNE kërkon që LSDM të ndalojë me këtë sjellje të dëmshme dhe huamarrjet e pakuptimta. Shteti i së drejtës dhe gjyqësori një ditë do të kthehen në rrugën e duhur. Të gjithë ata që në këtë moment po punojnë në mënyrë të dyshuar një dit do të përgjigjen para drejtësisë”.

Ndaj komunikatës së VMRO-së kanë reaguar nga LSDM, të cilët kanë thënë se VMRO- DPMNE në kohën kur ishte në pushtet, ka shpenzuar paratë e qytetarëve në katër sy, ndërsa dokumentet e marrëveshjeve të tilla të dëmshme ende askush nuk mund t’i gjej.

LSDM

“VMRO-DPMNE do të mbahen mend se kanë ndarë tenderë nga 100 mijë deri në milionë euro kompanive të afërta me partinë, të cilët as që i kryenin detyrat për të cilat janë angazhuar. Tenderët nuk u publikonin në faqen e Byrosë për Furnizime Publike, ndërsa publikimi i shpenzimeve të funksionarëve të VMRO-DPMNE-së, ishte fanta-shkencë”.

Ata kanë shtuar se Qeveria e udhëhequr nga LSDM punon hapur dhe po ndërmerr aktivitete për shmangien e konfliktit të interesit.

Enis Murtezi /SHENJA/



Behu pjese e LAJME.mk , kliko LIKE fanpage ne facebook me posht!
Nga LAJME.mk August 5, 2018 8:23 pm ne Lajme. ne link https://lajme.mk/?p=141230
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen Lajme.mk prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne email [email protected] lajme.mk ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit