Home / Lajme / Vonesa në kompensimin për autostradën Ohër-Kërçovë

Vonesa në kompensimin për autostradën Ohër-Kërçovë

Tashmë disa muaj është ngadalësuar procedura për pagesën e mjeteve për tokat që shteti përmes shpronësimit ua mori qytetarëve për ndërtimin e aksit Ohër- Kërçovë. Avokatët dhe një pjesë e pronarëve të përfshirë, dyshojnë se kjo ndodh për shkak të ndërprerjes së punimeve.

Në 4-5 muajt e fundit apo më saktë prej muajit shkurt ka ngecje. Nëse kjo ka të bëjë me aktivitetin e dobët të punimeve ndërtimore, atëherë dakord, por kjo nuk u intereson ish pronarët”- theksoi Vllado Çingoski- pronar i tokës.

Procedura e pagesës është ngadalësuar, nuk e di për çfarë arsye, nëse për shkak të procedurave gjyqësore dhe vlerësimeve ose përgjithësisht për shkak të situatës së përgjithshme ka ngecje në ndërtimin e autostradës”- deklaroi Igor Kiçeec, avokat.

Ndryshe, çmimet shumë më të ulëta që shteti ua ofroi për një metër katror nga vlera reale e tregut, i detyroi qytetarët e Ohrit dhe Kërçovës drejtësinë ta kërkojnë në gjyq pas çka edhe e fituan rastin. Përgjatë gjithë aksit nga Ohri në Kërçovë ka më shumë se 4 mijë pronarë. Në dalje të Ohrit çmimi nga 20 euro për metër katror u rrit në rreth 40 euro, ndërsa pjesa nga Podmolje deri në Debarca, paraprakisht shteti për shpronësim paguante 20 denarë për metër katror, ndërsa më pas çmimi arriti deri në 400 denarë.

Miki Trajkovski



Behu pjese e LAJME.mk , kliko LIKE fanpage ne facebook me posht!
Nga LAJME.mk August 5, 2018 8:25 pm ne Lajme. ne link https://lajme.mk/?p=141262
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen Lajme.mk prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne email [email protected] lajme.mk ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit