Barça siguron gjysmëfinalen, barazi totale në Juventus-Ajaks

Barça siguron gjysmëfinalen, barazi totale në Juventus-Ajaks
Barça siguron gjysmëfinalen, barazi totale në Juventus-Ajaks

Janë mbyllur pjesët e para të dy çerekfinaleve që po luhen sot në Barcelonë dhe Torino.

Katalanasit e Ernesto Valverdes kanë arritur të mbyllin kualifikimin që në 45 minutat e para falë një dygolëshi të Leo Mesit, që në harkun kohor të 4 minutave ka detyruar të kapitullojnë të besuarit e Ole Gunar Solskjaerit, që tanimë kanë nevojë për 3 gola për të arritur mrekullinë, por kjo duket shumë e vështirë për të mos thënë e pamundur.

Ndërkohë në Torino, sfida është mbërthyer në barazim 1-1. Golit të Kristiano Ronaldos i është përgjigjur De Bek, rezultat ky që e vë sfidën në barazi totale duke llogaritur dhe ndedhjen e parë, që ka përfunduar po 1-1



Behu pjese e LAJME.mk , kliko LIKE fanpage ne facebook me posht!
Nga LAJME.mk April 17, 2019 3:53 pm ne Sport. ne link https://lajme.mk/?p=141582
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen Lajme.mk prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne email [email protected] lajme.mk ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit