Ministri i RDK-së Fazliu: S’kemi kompetenca për të kontrolluar Ramiz Merkon

Ministri i RDK-së Fazliu: S’kemi kompetenca për të kontrolluar Ramiz Merkon

Ministri i RDK-së Fazliu: S’kemi kompetenca për të kontrolluar Ramiz Merkon
Ministri i RDK-së Fazliu: S’kemi kompetenca për të kontrolluar Ramiz Merkon

Blerjen e makinës luksoze nga Komuna e Strugës me vlerë prej 67 mijë euro, Ministri i Pushtetit Lokal, Suheil Fazliu e vlerësoi si një gabim të cilin, siç tha, do të tentoj ta përmirësoj. Ministri Fazliu premtoi se do të shkojë në Strugë për të biseduar me kryetarin Ramiz Merko dhe personalisht të informohet për rinovimin e parkut të makinave në këtë vetëqeverisje lokale. Ai thotë se qeveria nuk ka pushtet të urdhërojë kryetarin Merko të heqë dorë nga automjeti i ri zyrtar.

“Ky buxhet dhe ai furnizim kaluan në Këshill, ku ka votuar shumica. Nëse kanë vërejtur sjellje të keqe, ose nëse ka të bëjë me luksin, këshilltarët kanë mundur ta ndalonin atë. Nuk ka asnjë mekanizëm tjetër- deklaroi Ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Suhejl Fazliu.

Alsat u përpoq disa herë të kontaktojë me kryetarin e Strugës, Ramiz Merko, por telefoni i tij celular ishte i fikur me orë të tëra. Megjithatë, qëndrimi i Merkos për këtë çështje tashmë është i njohur. Makina e re për të nuk është luks. Përveç kësaj, në media bënte shaka se është dashur të blejë makinë më të shtrenjtë, siç i ngjanë një kryetari të komunës. Ministri Fazliu përsëri njoftoi se pret që Anti-Korrupsioni dhe Enti shtetëror i revizionit ti kontrollojnë raportet financiare jo vetëm të Strugës , por edhe të të gjitha vetëqeverisjeve lokale dhe të kontrollojë nëse paratë publike janë harxhuar në mënyrë transparente.



Behu pjese e LAJME.mk , kliko LIKE fanpage ne facebook me posht!
Nga LAJME.mk April 17, 2019 5:58 pm ne Lajme. ne link https://lajme.mk/?p=141873
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen Lajme.mk prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne email [email protected] lajme.mk ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit