Mungesa e inspektorëve, pritje të kamionëve në Qafë Thanë

Mungesa e inspektorëve, pritje të kamionëve në Qafë Thanë

Për ta kaluar kalimin kufitar Qafë Thanë me Shqipërinë, transportuesit fillimisht duhet të kryejnë  kontroll fitosanitar dhe veterinar të produkteve për eksport. Në këtë kalim, nuk ka persona që vazhdimisht e bëjnë këtë lloj kontrolli. Sipas analizës së Odës Ekonomike të Maqedonisë, vonesë shtesë që u shkaktojnë shpenzime financiare transportuesve është edhe skanimi i automjetit pasi shërbimet e Doganës nga ana e Shqipërisë presin që të mblidhen më shumë kamionë përnjëherë për ta kaluar procedurën. Edhe pse kemi marrëveshje të nënshkruar për kontroll të përbashkët me Shqipërinë, por edhe me Serbinë, ky sistem nuk është vendosur për shkak të procedurave të pakryera administrative. Kompanitë kërkojnë që doganimi i përbashkët të fillojë më së voni prej 1 tetorit.



Behu pjese e LAJME.mk , kliko LIKE fanpage ne facebook me posht!
Nga LAJME.mk April 17, 2019 4:54 pm ne Lajme. ne link https://lajme.mk/?p=141734
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen Lajme.mk prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne email [email protected] lajme.mk ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit