Në fund të majit akuza të tjera për 27 prillin

Në fund të majit akuza të tjera për 27 prillin

 

Në fund të majit akuza të tjera për 27 prillin
Në fund të majit akuza të tjera për 27 prillin
Më së voni deri në fund të muajit maj, prokurorja e krimit të organizuar Villma Ruskovska do të ngrejë akuzë kundër organizatorëve të 27 prillit, kryesisht zyrtarë të VMRO DPMNE-së. Përkundër faktit që ka shpresa për nisjen e shpejtë të procedurës gjyqësore kundër të dyshuarve, Ruskovska nuk ka shumëshpresa se do të kthehet edhe Nikolla Gruevski nga azili, që konsiderohet si një prej të akuzuarve kryesor për organizim të ngjarjeve të 2017-tës në Parlament.

Villma Ruskovska, prokurore

“Një pjesë bukur e mirë e dëshmitarëve që kam planifikuar ti marrë në pyetje i kam marrë. Këtë javë rrjedhë marrja në pyetje e të akuzuarve. Javën e ardhshme sipas të gjitha gjasave do të merrem vesh me palën mbrojtëse që t’i shikojnë provat, dhe pastaj do e shoh nëse do të marr në pyetje edhe ndonjë dëshmitar. Pas kësaj do e përfundoj edhe hetimin”

Ruskovska nuk deshi të tregojë për profilin e dëshmitarëve që i ka dëgjuar deri më tani.

Lidhur me ankesat e personave që janë në paraburgim, që i quajnë të pabaza, Ruskovska tha se gjykata është ajo që vlerëson nëse një paraburgim është i arsyetuar apo jo, prokuroria është ajo që propozon ndërsa gjykata realizon ose jo.

Villma Ruskovska, prokurore

“Unë mendoj se paraburgimet janë shqiptuar me bazë. Bëhet fjalë për një vepër tejet srioze penale, dhe për një hetim të gjatë dhe komplikuar. Secili ka të drejtë që të bëjë aplikim në Gjykatën e Strazburgut, por nuk besoj se asnjë gjykatë do të vlerësonte se katë muaj paraburgim janë periudhë shumë e gjatë për një vepër të tillë të rëndë penale”

Dje, prokurorja Villma Ruskovska morri në pyetje një prej personave që konsiderohet si organizator i ngjarjeve të 27 prillit në Parlament, ish kryetarin e Parlamentit Trajko Veljanovski. Veljanovski qëndroi disa orë brenda selisë së Prokurorisë për Krim të organizuar dhe korrupsion por pasi që doli, as ai as avokati Elenko Millanov, nuk deshën të japin detaje nga marrja në pyetje. Vetëm Veljanovski shkurtimisht njoftoi se ende nuk i ka parë provat me të cilat ngarkohet për terrorizëm.

Dy muaj më parë, prokuroria e krimit të organizuar hapi hetimin mbi organizatorët e ngjarjeve të 27 prillit të vitit 2017.Përveç Trajko Veljanovskit, në listën e dyshuarve si organizatorë janë edhe ish kryeministri në arrati Nikolla Gruevski, ish ministri i transportit Mile Janakieski, ish ministri i arsimit Spiro Ristovski, ish drejtori i DSK-së Vlladimir Atanasovski si dhe agjenti Nikolla Boshkovski që është në arrati. Për Veljanovskin prokuroria menjëherë pati kërkuar paraburgim, por Parlamenti nuk votoi fare për tia hequr imunitetin Veljanovskit, që të hapej rruga pastaj për ta dërguar në burg. Veljanovski para se të shndërrohej në një prej të dyshuarve për organizimin e ngjarjeve, ishte thirrur si dëshmitar në procesin tjetër për 27 prillin me 37 të akuzuar. Emri i tij dhe i disa të tjerëve si organizatorë, dolën kryesisht nga deklaratat e tashmë të dënuarve për kërcënim terrorist të rendit kushtetues.

Për dhunën e Parlamentit në mars të këtij viti u dënuan 16 persona me gjithësej 211 vite burg. Dënim më të lartë prej 18 viteve mori ish-ministri i Punëve të Brendshme dhe drejtor i Byrosë për Siguri Publike Mitko Çavkov. Një pjesë e të dënuarve kërkuan të falen nga presidenti Gjorge Ivanov, por kabineti i presidentit deri më tani nuk ka dalë me asnjë detaj se sa persona kanë kërkuar falje dhe si do tu përgjigjet atyre presidenti në largim Gjorge Ivanov. Ferikan Iljazi Arifi /SHENJA/



Behu pjese e LAJME.mk , kliko LIKE fanpage ne facebook me posht!
Nga LAJME.mk April 17, 2019 5:56 pm ne Lajme. ne link https://lajme.mk/?p=141867
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen Lajme.mk prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne email [email protected] lajme.mk ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit

Leave a Reply

Your email address will not be published.