Studimi, ushqimi i pashëndetshëm më vdekjeprurës se duhani

Studimi, ushqimi i pashëndetshëm më vdekjeprurës se duhani

Studimi, ushqimi i pashëndetshëm më vdekjeprurës se duhani
Studimi, ushqimi i pashëndetshëm më vdekjeprurës se duhani

Dietat e pashëndetshme janë përgjegjëse për 11 milionë vdekje në të gjithë botën brenda një viti, tregon një studim i ri.

Problemi më i madh nuk janë ushqimet e shpejta që konsumojmë, por ushqimet e shëndetshme që nuk konsumojmë. Hulumtuesit po bëjnë thirrje globale për të promovuar perimet, frutat, arrat dhe bishtajoret.

Studimi u realizua në Institutin e Mjekësisë në Seattle, ku u zbulua se më shumë vdekje shkaktohen nga dietat e varfra, se sa nga duhanpirja.

Ataku në zemër dhe hemorragjia celebrale janë shkaktari kryesor që sjell vdekjet e parakoshme, të shoqëruara nga kanceri dhe diabeti.

Sipas statistikave, dietat e pashëndetshme janë përgjegjëse për 10.9 milionë vdekje, duhanpirja për 8 milionë, ndërsa presioni i lartë i gjakut për 10.4 milionë vdekje të parakohshme.



Behu pjese e LAJME.mk , kliko LIKE fanpage ne facebook me posht!
Nga LAJME.mk April 17, 2019 5:01 pm ne Shendet. ne link https://lajme.mk/?p=141748
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen Lajme.mk prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne email [email protected] lajme.mk ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit