Zgjidhjet Ideale Natyrale Kundër Ulçerës së Stomakut

Zgjidhjet Ideale Natyrale Kundër Ulçerës së Stomakut

Zgjidhjet Ideale Natyrale Kundër Ulçerës së Stomakut
Zgjidhjet Ideale Natyrale Kundër Ulçerës së Stomakut

Ulçera e stomakut është një sëmundje e dhimbshme që prek miliona njerëz në botë.

Bakteri H.Pylori është shkaktari kryesor i dëmtimit të shtresës së stomakut, megjithatë ulçera mund të shkaktohet edhe nga abuzimi me aspirinë, ibuprofen e ilaçe të ngjashme.

Ulçera e stomakut trajtohet me medikamente që synojnë të pakësojnë dhe bllokojnë aciditetin në stomak.

Nga ana tjetër ju mund të shfrytëzoni disa produkte dhe kura natyrale që përmirësojnë shëndetin e stomakut. Lexoni më poshtë listën e hartuar nga të dhënat e AgroWeb.org.

Flavonoidët
Flavonoidët janë përbërës natyalë të frutave dhe perimeve si mollët, rrushi i kuq, brokoli, bishtajoret, frutat e pyllit dhe çaji jeshil.

Këto ushqime janë të mira për stomakun dhe e mbrojnë atë nga bakteret.

Jamballi
Kjo bimë që merret edhe si suplement, parandalon zhvillimin e bakterit përgjegjës për ulçerën.

Megjithatë, nëse konsumoni sasi të mëdha të saj do të përkeqësoni sëmundjet e zemrës ose tensionit të gjakut nëse vuani prej tyre.

Konsultohuni me mjekun tuaj.

Probiotikët
Probiotikët janë mikro organizma të rëndësishëm për sistemin tretës.

Ato i gjeni me shumicë tek kosi, ose mund t’i merrni si suplementë.

Studimet të cilave u referohet AgroWeb.org, thonë se probiotikët shkatërrojnë bakteret dhe përshpejtojnë shërimin tek njerëzit që tashmë marrin medikamente kundër ulçerës.

Mjalti
Mjalti përmban minimalisht 200 substanca mirëbërëse dhe antioksidantë.

Ai është armik i baktereve, përfshirë atë që shkakton ulçerën.

Për sa kohë nivelet e sheqerit janë normale, ju mund ta përdorni mjaltin si ëmbëlsues dhe të qetësoni ulçerën.

Hudhra
Ekstraktet e hudhrës janë ideale për të shmangur zhvillimin e bakterit të ulçerës.

Por nëse merrni ilaçe për hollimin e gjakut, duhet të tregoni kujdes me hudhrën sepse ajo kryen të njëjtën gjë.

Boronica e kuqe
Lëngu i këtij fruti është efikas kundë infeksioneve urinare dhe baktereve të ulçerës.

Megjithatë, nuk duhet të pini shumë lëng, sepse përmban shumë sheqer dhe mund të shkaktojë probleme me tretjen.

Frutat, Perimet dhe Drithërat
Një regjim ushqimor i pasur me fruta, perime dhe drithëra të plota është shumë i rëndësishëm për shëndetin e të gjithë organizmit dhe të stomakut në veçanti.

Një regjim i pasur me vitamina përshpejton shërimin e ulçerës.

Ushqimet më të mira që mund të konsumoni rregullisht kundër ulçerës janë: rigoni, rozmarina, çokollata e zezë, frutat e pyllit si boronicat, luleshtrydhet e të tjerë dhe ullinjtë e zinj.

Ulçera dhe Ushqimet Që Duhen Shmangur
Njerëzit që vuajnë nga ulçera apo urthi duhet të tregojnë kujdes dhe të mos konsumojnë kafe, pije të gazuara, speca djegës, ushqime të përpunuara, ushqime me shumë kripë, ushqime të skuqura, agrume dhe domate./AgroWeb.org

* Ky informacion ka për qëllim të plotësojë, të mos zëvendësojë këshilla nga mjeku juaj ose ofruesi i kujdesit shëndetësor dhe nuk ka për qëllim të mbulojë të gjitha përdorimet e mundshme, masat paraprake, ndërveprimet ose efektet negative. Ky informacion mund të mos i përshtatet rrethanave tuaja specifike shëndetësore.

Burimi: U.S. National Library of Medicine



Behu pjese e LAJME.mk , kliko LIKE fanpage ne facebook me posht!
Nga LAJME.mk April 13, 2019 12:21 am ne Shendet. ne link https://lajme.mk/?p=141576
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen Lajme.mk prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne email [email protected] lajme.mk ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit

Leave a Reply

Your email address will not be published.