Dialogu Kosovë-Serbi në duar të sigurta?

Dialogu Kosovë-Serbi në duar të sigurta?

Dialogu Kosovë-Serbi në duar të sigurta?
Dialogu Kosovë-Serbi në duar të sigurta?

“Dialogu Kosovë-Serbi tani është në duar të sigurta”, kështu është shprehur kryeministri Haradinaj. Ky i fundit tha se procesi i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë tani është në duar të sigurta dhe se nuk flitet më për ndryshim të kufijve.
“Nuk mund t’i paragjykoj proceset me rëndësi. Tani procesi është në duar të sigurta, i është hequr nga duart zonjës Federica Mogherini (v.j. shefes së politikës së jashtme të Bashkimit Evropian). Nuk rrezikojmë ndonjë propozim për ndarje, ka një stabilitet dhe kjo është kryesorja”, tha Haradinaj në një konferencë për media në Prishtinë.
Ai shtoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk janë tërhequr asnjëherë nga roli i tyre në proceset në Kosovë dhe, sipas tij, SHBA-ja “e di kur të marrë përgjegjësitë në proceset e caktuara”.
Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka ngecur prej muajsh, pasi Serbia e sheh si pengesë për këtë proces taksën 100% që Kosova u ka vënë prodhimeve të importuara nga Serbia qysh në nëntor të vitit të kaluar.



Behu pjese e LAJME.mk , kliko LIKE fanpage ne facebook me posht!
Nga LAJME.mk May 16, 2019 12:55 pm ne Lajme, Rajoni. ne link https://lajme.mk/?p=146350
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen Lajme.mk prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne email [email protected] lajme.mk ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit

Leave a Reply

Your email address will not be published.