Digjet makina e një zv/ministri në Kosovë

Digjet makina e një zv/ministri në Kosovë

Digjet makina e një zv/ministri në Kosovë
Digjet makina e një zv/ministri në Kosovë

Vetura Passat B7, ngjyrë e zezë dhe me targa KM, pronë e zëvendësministrit për Punë dhe Mirëqenie Sociale në Qeverinë e Kosovës, Millosh Peroviq, njëherësh funksionar i lartë i SNS-së, partisë së presidentit serb Aleksandër Vuçiq, është përfshirë nga flakët mbrëmë pas mesnatës në qendër të Zubin Potokut, ndërsa përveç dëmeve materiale nuk ka të lënduar.
Burime të KosovaPress-it bëjnë të ditur se automjeti është djegur qëllimisht nga një ose më shumë persona, ndërsa përkundër përpjekjeve të zjarrfikësve, automjeti është djegur i tërë.
Lajmin e ka konfirmuar për KosovaPress edhe zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Besim Hoti.
“Rreth orës 02:45 në Zubin Potok është djegur automjeti Passat, ndërsa ankuesi është M.P.”, ka thënë shkurt majori Hoti.
Sipas tij, policia ka dalë menjëherë në vendngjarje dhe është duke punuar intensivisht në zbardhjen e plotë të këtij incidenti.
Disa banorë të asaj ane kanë bërë të ditur për KosovaPress se incidenti nuk ndërlidhet me zgjedhjet që do të mbahen të dielën në veri, por ka të bëjë me pakënaqësitë rreth një konkursi të Komunës së Zubin Potokut, me ç’rast para një jave janë punësuar rreth 45 persona.
Jemi të shqetësuar tej mase dhe shpresojmë që policia sa më parë të gjejë autorët e këtij incidenti, u shprehën banorët, duke mos dashur t’u bëhen emrat publikë.
Ndryshe, ky është rasti i dytë i djegies së automjeteve në këtë komunë brenda një periudhe të shkurtër, sepse para tre muajsh në fshatin Varagë të kësaj komune, ishte djegur po ashtu automjeti Golf 7.



Behu pjese e LAJME.mk , kliko LIKE fanpage ne facebook me posht!
Nga LAJME.mk May 17, 2019 11:06 am ne Lajme, Rajoni. ne link https://lajme.mk/?p=146406
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen Lajme.mk prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne email [email protected] lajme.mk ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit

Leave a Reply

Your email address will not be published.