Gjykata e Apelit do të vendos për Grupin e Kumanovës

Gjykata e Apelit do të vendos për Grupin e Kumanovës

Gjykata e Apelit do të vendos për Grupin e Kumanovës
Gjykata e Apelit do të vendos për Grupin e Kumanovës

Gjykata e Apelit në Shkup sot dhe nesër pritet të vendos lidhur me ankesat e 33 të dënuarëve të Grupit të Kumanovës lidhur me ngjarjet e 9 dhe 10 majit të 2015 në Lagjen e Trimave në Kumanovë. Shtatë prej grupit morën dënime të përjetshme, 13 të dënuar me nga 40 vjet burg, 6 veta me dënime 20 vjet, një i dënuar me 18 vjet, dy me nga 14 vjet, dy të tjerë 13 vjet dhe dy të fundit me nga 12 vjet.
Katër prej të akuzuarëve janë lënë të lirë. Prokuroria atëkohë kërkoi burgim të përjetshëm për gjithë grupin.
Në përjvetorin e kësaj ngjarje para një jave, familjarë dhe qytetarë dolën në protesta me kërkesën për lirimin e këtij grupi. Në ngjarjet e Kumanovës u vranë 8 pjesëtarë të policisë dhe 10 anëtarë të grupit të Kumanovës. Edhe pse rasti kërkohet që të përsëritet dhe të shkoj në duar të prokurorisë speciale, kryeprokurorja Katica Janeva tha se nuk kanë gjetur “bomba” për këtë rast. Qeveria aktuale po ashtu ka premtuar hetim ndërkombëtar, por asgjë konkrete. (INA)



Behu pjese e LAJME.mk , kliko LIKE fanpage ne facebook me posht!
Nga LAJME.mk May 16, 2019 11:14 am ne Lajme. ne link https://lajme.mk/?p=146189
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen Lajme.mk prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne email [email protected] lajme.mk ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit

Leave a Reply

Your email address will not be published.