Goditet banda kibernetike, grabitën 100 mln USD me internet

Goditet banda kibernetike, grabitën 100 mln USD me internet

Goditet banda kibernetike, grabitën 100 mln USD me internet
Goditet banda kibernetike, grabitën 100 mln USD me internet

Një bandë kriminale ndërkombëtare e cila përdori viruse kompjuterike për të vjedhur 100 milion dollarë u çmontua në një operacion të koordinuar nga Europoli, në SHBA, Bullgari, Gjermani, Gjeorgji, Moldavi dhe Ukrainë. Grupi infektonte kompjuterët e viktimave dhe më pas vidhte kredencialet e llogarive bankare.
Autoritetet në gjashtë vende kanë çmontuar një bandë të krimit kibernetik që përdori viruse kompjuterike për të vjedhur rreth 100 milionë dollarë nga individë dhe biznese. Agjencia europiane e policisë Europol, tha të enjten se rrjeti keqbërës “GozNym” akuzohet për sulmin kibernetik të mbi 41 mijë viktimave dhe për pastrimin e parave të vjedhura në Shtetet e Bashkuara dhe në vende të tjera.
Të akuzuarit u zbuluan pasi i kishin paraqitur aftësitë e tyre të vjedhjes në një forum rus me profil teknologjik. Detajet e operacionit u zbuluan në selinë e Agjencisë Europiane të Policisë Europol në Hagë. Prokuroi amerikan Scott Brady tha se hetimi i realizuar nga agjencitë e disa vendeve ishte i pashembullt, veçanërisht në aspektin e bashkëpunimit ndërkufitar.
Ndaj dhjetë prej pjesëtarëve të grupit kriminal është ngritur akuza e komplotit për vjedhjen e kredencialeve të llogarive bankare në internet.
Veç, ShBA-së, ndjekja penale ka filluar gjithashtu në Gjeorgji për kreun e grupit kriminal, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur. Në lëvizje janë vënë gjithashtu autoritetet e Moldavisë, Ukrainës, Bullgarisë dhe GJermanisë. Sipas prokurorit amerikane pesë shtetas rusë, ndaj të cilëve janë ngritur akuzat, janë ende në arrati.



Behu pjese e LAJME.mk , kliko LIKE fanpage ne facebook me posht!
Nga LAJME.mk May 17, 2019 11:19 am ne Bota. ne link https://lajme.mk/?p=146430
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen Lajme.mk prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne email [email protected] lajme.mk ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit

Leave a Reply

Your email address will not be published.