“Je i gatshëm për testin e drogës?”, Rama sfidë Berishës: Vetting

“Je i gatshëm për testin e drogës?”, Rama sfidë Berishës: Vetting

“Je i gatshëm për testin e drogës?”, Rama sfidë Berishës: Vetting
“Je i gatshëm për testin e drogës?”, Rama sfidë Berishës: Vetting

Ish-kryeministri Sali Berisha i ka bërë një pyetje pasardhësit të tij Edi Rama gjatë emisionit të mbrëmshëm “Opinion”. Berisha i kërkoi Ramës nëse është i gatshëm të bëjë testin e drogës. Nga ana tjetër, Rama tha se është gati të bëjë edhe diçka tjetër, duke iu referuar vettingut të politikanëve për Berishën, Bashën e Metën.
Sali Berisha: Kandidati për president në Ukrainë bëri testin e drogës, është i gatshëm ta bëjë këtë test ai? Po nuk i doli pozitiv jam gati ti pranoj të gjitha ato që ka thënë sot…
“Unë këtij njeriu nuk i jap përgjigje! Por jam i gatshëm të bëjë jo këtë, por edhe një gjë tjetër. Kam qenë dhe jam kundër vettingut të politikanëve, sepse mendoj se këtë e bën SPAK. Unë jam i gatshëm që nëse ky bashkë me familjen e tij, Lulzim Basha bashke me rrethin e tij familjar, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi jam gati t’i nënshtrohem vettingut të pasurisë përpara një trupe që të respektojë një për një, të gjitha normat që respektojnë për gjykatësit e prokurorët. Nëse dalim të papërshtatshëm të ikim nga politika. Nuk po i them se ca është ai, që më tregon testin e drogës, kush përsërit shumë një akuzë e bën vetë. Unë jam gati që të gjithë së bashku t’i nënshtrohemi vettingut të pasurisë.”, theksoi Rama.



Behu pjese e LAJME.mk , kliko LIKE fanpage ne facebook me posht!
Nga LAJME.mk May 17, 2019 11:05 am ne Lajme, Rajoni. ne link https://lajme.mk/?p=146400
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen Lajme.mk prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne email [email protected] lajme.mk ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit

Leave a Reply

Your email address will not be published.