Kryebashkiaku i Nju Jorkut kandidati demokrat për President

Kryebashkiaku i Nju Jorkut kandidati demokrat për President

Kryebashkiaku i Nju Jorkut kandidati demokrat për President
Kryebashkiaku i Nju Jorkut kandidati demokrat për President

Edhe kreu i bashkisë së Nju Jorkut Bill de Blasio i bashkohet garës së demokratëve në Shtetet e Bashkuara për të fituar kandidaturën për kreun e Shtëpisë së Bardhë. Temë kryesore e fushatës së tij do të jetë pabarazia ekonomike. Pavarësisht disa sukseseve, figura e De Blasio-s është mjegulluar nga kandidatët përparimtarë, senatorët Bernie Sanders dhe Elizabeth Warren.
Kreu i Bashkisë së Nju Jorkut Bill de Blasio, do t’i bashkohet garës së demokratëve në Shtetet e Bashkuara për postin e presidentit. 57-vjeçari De Blasio, e lajmëroi kandidaturën e tij së bashku me sloganin e fushatës, “Njerëzit e Punës të Parët.” Ai do të jetë kandidati i 24-t në garë në radhët e demokratëve që synojnë të zëvendësojnë në zgjedhjet e vitit të ardhshëm republikanin Donald Trump.
Gjatë një video mesazhi të shpërndarë të enjten, ai iu rikthye çështjes së pabarazisë ekonomike me të cilën erdhi në krye të bashkisë më të madhe të ShBA-së në vitin 2013.
“Njerëzit në çdo anë të vendit ndjejnë se gjendja e tyre ka mbetur e pandryshuar apo edhe është përkeqësuar. Ndërsa të pasurit u pasuruan më shumë,” tha ai.
Kryebashkiaku i cili nuk mundi të kërkojnë një mandat të tretë në vitin 2021, nuk ka arritur dot të ndërtojë një profil kombëtar për shkak se është mjegulluar nga kandidatët përparimtarë, senatorët Bernie Sanders dhe Elizabeth Warren.
De Blasio pritet të udhëtojë këtë fundjavë në Iowa dhe në Karolinën e Jugut, shtete të cilat organizojnë garën fillestare për shpalljen e kandidaturës. Gjatë punës së tij si kryebashkiak i Nju Jorkut, De Blasio ka shënuar disa arritje, si arsim parashkollor për të gjithë fëmijët, një pagë minimale prej 15 dollarësh dhe leje shëndetësore të paguar për të gjithë 8 milionë banorët e Nju Jorkut.



Behu pjese e LAJME.mk , kliko LIKE fanpage ne facebook me posht!
Nga LAJME.mk May 17, 2019 11:20 am ne Bota. ne link https://lajme.mk/?p=146433
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen Lajme.mk prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne email [email protected] lajme.mk ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit

Leave a Reply

Your email address will not be published.