Kush duhet ta zgjidhë krizën? Diplomati Nesho jep ‘formulën’

Kush duhet ta zgjidhë krizën? Diplomati Nesho jep ‘formulën’

Kush duhet ta zgjidhë krizën? Diplomati Nesho jep ‘formulën’
Kush duhet ta zgjidhë krizën? Diplomati Nesho jep ‘formulën’

Diplomati shqiptar, Agim Nesho i ftuar në rubrikën “Opinion” në News 24 komentoi mesazhet e ndërkombëtarëve, drejtuar spektrit politik në vend në lidhje me ngërçin dhe mungesën e dialogut.
Ai tha se e drejta e qytetarëve për të protestuar është e ligjshme, ndërsa shtoi se kriza duhet të zgjidhet nga vetë shqiptarët. Sipas tij, hapin e parë për tejkalimin e situatës duhet ta bëjë politika shqiptare dhe jo ndërkombëtarët duke shtuar se këta të fundit kanë rol thjesht ndihmës.
Diplomati theksoi se kriza të tilla në vendet perëndimore tejkalohen lehtë, pasi sipas tij, interesi kombëtar atje prevalon mbi interesat politike.
“Po të ndodhin kriza të tilla në perëndim, kriza zgjidhet shumë shpejtë, sepse njerëzit i shërbejnë më përparim interesave kombëtare. Këto ngjarje në Shqipëri kthehen në kriza dhe kjo është një krizë e thellë. Ne e kemi thënë se të gjitha ngjarjet kanë ndodhur në një situatë inekstremis. Populli kërkon të dijë se çarë bëhet me lekët e tij, së dyti kemi pretendime dhe shohim se gjyqësori lidhet me politikën dhe i shërben atij. Arritëm në një krizë të thellë, e cila kërkon një zgjidhje dhe ju e thatë mirë se ka një fluks mesazhesh edhe nga ndërkombëtarët.



Behu pjese e LAJME.mk , kliko LIKE fanpage ne facebook me posht!
Nga LAJME.mk May 16, 2019 11:23 am ne Lajme, Rajoni. ne link https://lajme.mk/?p=146214
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen Lajme.mk prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne email [email protected] lajme.mk ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit

Leave a Reply

Your email address will not be published.