Negociata për PSP-në, Zaevi optimist për një marrëveshje të mundshme

Kryeministri Zoran Zaev është optimist se pushteti dhe opozita do të arrijnë konsensus për propozim-Ligjin për Prokurorinë Publike dhe fatin e PSP-së. Zaev shton se grupet duhet të ndjekin hapat e negociatave për ATO dhe ASK-në, me qëllim që epilogu të jetë konsensusi gjithë partiak.

Këto ditë unë, ministrja Deskoska dhe ekipi imë do të kontaktojmë me ekipin nga opozita, po nëse duhet edhe takim liderësh do të thërrasim që të bëjmë gjithçka që duhet me qëllim që të përfundojë edhe ky ligj. Periudha deri në fillim të muajit qershor është koha më cilësore që e kemi në dispozicion- deklaroi Zoran Zaev.
Nga VMRO-DPMNE-ja thonë se janë në pritje të ftesës nga ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska. Kjo e fundit akoma nuk ka caktuar takimin e radhës edhe pse burime nga kabinet i saj bëjnë të ditur se gjatë javës mund të pritet takim i ri i grupeve të punës. Negociatat mes pushteti dhe opozitës pushuan pas thellimit të dallimeve mes palëve lidhur me kërkesën e opozitës për ta dërguar propozimin-Ligjin për Prokurorinë Publike për mendim në Komisionin e Venecias. Pushteti kërkesën e tyre nuk e pranoi me arsyetimin se ligji do të dërgohet për mendim në Venecia pas miratimit ndërsa më pas rekomandimet do të përfshihen në tekst. Dallime të thella ekzistojnë edhe lidhur me nenin 105 të propozimit, heqjen e të cilit e kërkon opozita me qëllim që të shfuqizohen të gjitha akuzat e PSP-së të ngritura pas 30 qershorit 2017. Në prononcimin e fundit, ministrja Deskoska deklaroi se me ose pa opozitën, Ligji për Prokurorinë Publike do të miratohet, duke shpresuar për mbështetjen edhe me 8 deputetët e përjashtuar nga VMRO-DPMNE-ja.

Adrian Kerimi

Behu pjese e LAJME.mk , kliko LIKE fanpage ne facebook me posht!
Nga LAJME.mk May 21, 2019 12:52 pm ne Lajme, Video. ne link https://lajme.mk/?p=146583
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen Lajme.mk prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne email [email protected] lajme.mk ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit

Leave a Reply

Your email address will not be published.