OKB shpreh shqetësim për retorikën midis SHBA-së dhe Iranit

OKB shpreh shqetësim për retorikën midis SHBA-së dhe Iranit

OKB shpreh shqetësim për retorikën midis SHBA-së dhe Iranit
OKB shpreh shqetësim për retorikën midis SHBA-së dhe Iranit
Kombet e Bashkuara shprehën shqetësim për retorikën gjithnjë e më konfrontuese midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit dhe bënë thirrje për qetësi.
Në një nga postimet e tij në Twitter, presidenti amerikan, Donald Trump, tha se “nëse Irani do luftë, ajo do të jetë fundi zyrtar i Iranit”.
Ministri i Jashtëm iranian, Mohammad Javad Zarif, i hodhi poshtë, siç tha, provokimet e Trumpit për “gjenocid” dhe e paralajmëroi presidentin amerikan që të mos e kërcënojë Iranin.
“Ne jemi të shqetësuar për retorikën e tensionuar”, tha zëdhënësi i OKB-së, Stephane Dujarric, dhe bëri thirrje për qetësi.
Vërejtjet e tij vijnë në kohën e shqetësimeve për një konflikt të mundshëm ushtarak midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit.

Uashingtoni urdhëroi forcimin e pranisë ushtarake të SHBA-së në Lindjen e Mesme dhe Gjirin Persik, duke u thirrur në “kërcënime të menjëhershme” nga Irani.
Teherani i hodhi poshtë akuzat e SHBA-së dhe tha se Uashingtoni po i përshkallëzon tensionet.
Të dyja palët thonë se nuk duan luftë.
Tensionet mes tyre janë rritur dukshëm javëve të fundit, pasi SHBA-ja ka forcuar sanksionet kundër Iranit, ndërsa ky i fundit ka kërcënuar se do të pasurojë uranium më pranë niveleve të armëve bërthamore.



Behu pjese e LAJME.mk , kliko LIKE fanpage ne facebook me posht!
Nga LAJME.mk May 21, 2019 10:57 am ne Bota. ne link https://lajme.mk/?p=146546
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen Lajme.mk prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne email [email protected] lajme.mk ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit

Leave a Reply

Your email address will not be published.