Sot fjala e fundit për Grupin e Kumanovës, Apeli vendos?!

Sot fjala e fundit për Grupin e Kumanovës, Apeli vendos?!

Sot fjala e fundit për Grupin e Kumanovës, Apeli vendos?!
Sot fjala e fundit për Grupin e Kumanovës, Apeli vendos?!

Në Gjykatën e Apelit në Shkup sot vazhdon seanca publike në të cilën duhet të shqyrtohen ankesat e 33 personave të dënuar për këmbim zjarrin e përgjakshëm në Lagjen e trimave në Kumanovë në maj të vitit 2015, gjatë të cilit jetën e humbën tetë pjesëtarë të forcave të sigurisë së shtetit dhe dhjetë anëtarë të grupit të armatosur, ndërkaq 30 persona u lënduan, njofton Koha.mk
Seanca publike dje filloi në mënyrë të tensionuar pasi që disa nga të akuzuarit u ngritën dhe me fjalë ofenduese ndaj gjykatës kërkuan ta braktisin seancën, sepse, siç thanë në gjuhën shqipe nuk e pranojnë gjykatën dhe kërkojnë hetim ndërkombëtar.
Në seancë morën pjesë vetëm tre nga të akuzuarit, pasi që të tjerët në mënyrë vullnetare e braktisën seancën.
Sipas aktvendimit të Gjykatës themelore Shkup 1 të 2 nëntorit të vitit 2017, për konfliktin e armatosur më 9 dhe 10 maj të vitit 2015 u dënuan 33 persona.
Shtatë nga të akuzuarit morën dënime me burg të përjetshëm, 13 u dënuan me nga 40 vite, gjashtë me 20, një me 18, dy morën nga 14 vite, dy të tjerë nga 13, ndërsa edhe dy u dënuan me nga 12 vite. Katër morën aktvendime për t’i liruar. Prokuroria atëherë kërkoi burg të përjetshëm për të gjithë. (koha.mk)



Behu pjese e LAJME.mk , kliko LIKE fanpage ne facebook me posht!
Nga LAJME.mk May 17, 2019 10:26 am ne Lajme. ne link https://lajme.mk/?p=146354
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen Lajme.mk prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne email [email protected] lajme.mk ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit

Leave a Reply

Your email address will not be published.