Auto Draft

Tamara Todevska me “Proud” sonte në Eurovizion

Auto Draft
Auto Draft
Këngëtarja Tamara Todevska me këngën “Proud” (“Krenare”) sonte do të merr pjesë në gjysmëfinalen e dytë të mbrëmjes së 64-të të Eurovizionit që mbahet në Tel Aviv të Izraelit.
Tamara Todevska për herë të katërt merr pjesë në Eurovizion, por hera e parë si soliste. Ajo do të merr pjesë me numër rendor 17, ndërsa vokal shoqërues do të ketë Aleksandra Janevën, Antonia Gigovskën dhe Vasil Garvanlievin. Autorë të këngës janë Robert Bilbilov, Lazar Cvetkovski dhe Darko Dimitrov, ndërsa teksti është i Kosta Petrovit dhe Sanja Popovskës. Spoti është në regji të Çedo Popovskit.
Në mbrëmjen e gjysmëfinales së parë të Eurosongut që u mbajt pardje kanë marrë pjesë interpretues të 17 vendeve me çrast Greqia, Bjellorusia, Serbia, Qipro, Estonia, Çekia, Australia, Islanda, Sano Marino dhe Sllovenia, kanë siguruar pjesëmarrjen në finale që do të mbahet të shtunën, 18 maj.
Si e para ka marrë pjesë përfaqësuesja e Qipros, Tamta me këngën “Replay”. Natën e parë tradicionalisht e ka hapur këngëtarja Neta Barzilia e cila me këngën “Tou” vitin e kaluar ka fituar në Eurosong në Lisbonë.

Edhe në natën e dytë të gjysmëfinales dhjetë shtete do të sigurojnë plasim në finale. Në Eurosong marrin pjesë 41 shtete, ndërsa krahas nikoqirit Izraelit, pesë shtete (Franca, Italia, Gjermania, Spanja dhe Mbretëria e Bashkuar), kanë plasman direkt në finale.



Behu pjese e LAJME.mk , kliko LIKE fanpage ne facebook me posht!
Nga LAJME.mk May 16, 2019 12:40 pm ne ShowBiz. ne link https://lajme.mk/?p=146306
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen Lajme.mk prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne email [email protected] lajme.mk ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit

Leave a Reply

Your email address will not be published.