“Treqind”, “Fortesa 2” dhe “Toplik”, ja për çka akuzohen ish funksionarët qeveritarë

“Treqind”, “Fortesa 2” dhe “Toplik”, ja për çka akuzohen ish funksionarët qeveritarë

“Treqind”, “Fortesa 2” dhe “Toplik”, ja për çka akuzohen ish funksionarët qeveritarë
“Treqind”, “Fortesa 2” dhe “Toplik”, ja për çka akuzohen ish funksionarët qeveritarë

Në Gjykatën Penale në Shkup për sot janë caktuar seanca për lëndët e Prokurorisë Speciale Publike “Treqind” “Fortesa 2” dhe “Toplik”.
Në lëndën “Treqind” akuzohet ish-ndihmës ministri i Punëve të Brendshme Gjoko Popovski për keqpërdorim të detyrës zyrtare gjatë blerjes së 300 automjeteve për nevojat e Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Gjykatësja Dobrila Kacarska në maj të vitit të kaluar e dënoi Popovskin me nëntë vjet burg për keqpërdorim të detyrës zyrtare, ndërsa në dhjetor të vitit të kaluar Apeli ia hoqi aktvendimin e shkallës së parë për lëndën dhe e ktheu në rigjykim.
Sipas akuzës së PSP, Popovski nuk i ka respektuar dispozitat ligjore për furnizime publike dhe e ka dëmtuar buxhetit për 453.570 euro.
Në lëndën “Fortesa 2” i akuzuari i parë është ish-shefi i Drejtësisë së pestë, Goran Grujovski, si dhe gjashtë të punësuar në DSK. Gjykimi i kaluar u shty për shkak mosdorëzimit të aktvendimit të Gjykatës Supreme të Greqisë nga ana e Ministrisë së Drejtësisë së Maqedonisë të Veriut.
Të akuzuarit në lëndën “Fortesa 2” gjykohen për falsifikim të dokumentit zyrtar dhe për shkatërrimin e dokumentacionit zyrtar lidhur me përgjimin e kundërligjshëm. Dokumentacioni ndërlidhet me dy sistemet e përgjimit të kundërligjshëm, të cilët sipas PSP janë shkatërruar gjatë vitit 2014.
Në lëndën “Toplik” i dyshuari i parë është ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski, për shitjen e tokës shtetërore për ndërtimin e kompleksit “Qyteti i diellit” në Sopishte edhe pesë persona të tjerë.
Sipas akuzës të PSP, i dyshuari i parë Janakieski, si person udhëheqës në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve, në kundërshtim me Ligjin për furnizime publike ka krijuar Komision për furnizime publike të cilin e ka urdhëruar të zgjedh ofertues për blerje dhe disponim me tokën shtetërore dhe disponim me tokë shtetërore për ndërtimin e kompleksit elit “Qyteti i diellit” në Sopishte, edhe pse kompania nuk i ka plotësuar kushtet për këtë.



Behu pjese e LAJME.mk , kliko LIKE fanpage ne facebook me posht!
Nga LAJME.mk May 17, 2019 10:32 am ne Lajme. ne link https://lajme.mk/?p=146369
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen Lajme.mk prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne email [email protected] lajme.mk ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit

Leave a Reply

Your email address will not be published.