Takimi Meta-Pendarovski: Duhet të bashkojmë përpjekjet për çeljen e negociatave për anëtarësim në tetor

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka njoftuar se ka realizuar takim me presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.
“Kënaqësi e veçantë të takoja presidentin e Maqedonisë së Veriut, z. Stevo Pendarovski. Të dy vendet tona duhet të bashkojnë përpjekjet për çeljen e negociatave për anëtarësim në tetor. Duhet të përfitojmë nga ky momentum mjaft pozitiv që ka krijuar Marrëveshja e Prespës, jo vetëm për Maqedoninë e Veriut. Po kështu ishte kënaqësi të konstatoja vendosmërinë e presidentit Pendarovski për të bashkëpunuar dhe përfshirë opozitën në dialog për çështjet themelore të shtetit dhe demokracisë”, theksoi presidenti shqiptar, Ilir Meta.

Ai ka folur edhe për krizën politike në Shqipëri teksa kujton se sot bëhet një muaj, sipas tij i shpërdoruar, që nga dekreti për anulimin e 30 qershorit.

“Ndërkohë sot bëhet një muaj i shpërdoruar kot që nga dekreti për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit, për arritjen e një zgjidhje gjithpërfshirëse që forcon besueshmërinë e vendit për zgjedhje të lira e të ndershme”, nënvizoi Meta.

Behu pjese e LAJME.mk , kliko LIKE fanpage ne facebook me posht!
Nga LAJME.mk July 11, 2019 1:30 am ne Lajme. ne link https://lajme.mk/?p=146709
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen Lajme.mk prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne email [email protected] lajme.mk ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit

Leave a Reply

Your email address will not be published.