21-vjeçari i dehur në deti shpëtohet mrekullisht

Një 21 vjeçar është shpëtuar nga mbytja në det nga Policia, roja i kullës dhe disa pushues në Divjakë.

Shtetasi F. M aktualisht ndodhet në spitalin e Lushnjës, jashtë rrezikut për jetën nën mbikëqyrjen e mjekëve.

Njoftimi i plotë:

Policia, roja i kullës dhe disa pushues, shpëtojnë një djalë nga mbytja në det.

Efektivët e Komisariatit të Policisë Divjakë, të cilët patrullojnë përgjatë vijës bregdetare të plazhit, në bashkëpunim me rojën e kullës të stacionuar në bregdet dhe disa pushues të tjerë që ndodheshin aty, kanë shpëtuar nga mbytja pasditen e sotme, një djalë 21 vjeç me iniciale F. M, nga Grabjani.

Shtetasi F. M aktualisht ndodhet në spitalin e Lushnjës, jashtë rrezikut për jetën nën mbikëqyrjen e mjekëve.

Gjithashtu, në zonën e plazhit të Divjakës, patrulla e Policisë ka konstatuar një shtetas i cili drejtonte automjetin tip “Benz” në mënyrë të parregullt.

Pas testit të alkoolit rezultoi se drejtuesi i automjetit ishte në gjendje të dehur në masën 1.23 mg/l.

Në këto kushte, nga Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit

Sh. Ç, 42 vjeç, banues në Elbasan.

Policia e Divjakës është e angazhuar në shërbim të pushuesve, të cilët janë të lutur të telefonojnë në numrin 112 për çdo problem, duke u garantuar një reagim të shpejtë dhe profesional./ Top Channel

The post 21-vjeçari i dehur në deti shpëtohet mrekullisht appeared first on Gazeta Online INSAJDERI.

Loading...



Behu pjese e LAJME.mk , kliko LIKE fanpage ne facebook me posht!
Nga LAJME.mk July 25, 2019 3:16 am ne Lajme. ne link https://lajme.mk/?p=147018
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen Lajme.mk prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne email [email protected] lajme.mk ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit