23 shkelje të orës policore, 609 gjoba për mosmbajtje të maskës

Nga ora 22:00 e datës 30.03.2021 deri më sot në ora 05:00 të mëngjesit është konstatuar se 23 persona nuk kanë respektuar orën policore dhe ndaj tyre do të ngritët padi adekuate. Në ndërkohë në 24 orët e fundit në gjithë territorin e vendit janë regjistruar edhe 609 shkelje për mosmbajtje të maskës mbrojtëse si preventiv për parandalimin e përhapjes së koronavirusit. Nga MPB-ja në vazhdimësi bëjnë thirrje për respektim dhe zbatim të masave dhe protokolleve të miratuara nga Qeveria e që kanë për qëllim ballafaqimin me Kovid-19./Alsat

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey